Uellsi historik në 1/2 e "Euro 2016"
mundi Belgjikën me rezultatin 3:1

Uellsi historik në 1/2 e mundi Belgjikën me rezultatin 3:1">
Uellsi shkruan historinë, duke u kualifikuar në gjysmëfinalet e Europianit. Britanikët mundën talentet e Belgjikës me rezultatin 3:1, në takimin çerekfinal që u luajt në "Stade Pierre-Mauroy" të Liles. 

Uellsi do të ndeshet në gjysmëfinale me Portugalinë e Kristiano Ronaldos. Belgët kaluan të parët në avantazh me anë të Radja Nainggolan në minutën e 13' të takimit, pas një gjuajtje të fortë nga jashtë zone. Goli i të besuarve të Mark Wilmots erdhi pas disa aksioneve radhazi të belgëve në portën e Uellsit.



Goli i shpejtë krijoi idenë e një ndeshje të lehtë për Belgjikën, por inkursionet e Gareth Bale, Aaron Ramsey dhe Joe Allen nga krahët, vunë në rrezik portën e Thibaut Courtois.

Goli i barazimit për britanikët do të vinte në minutën e 31', kur Ashley Williams do të çonte në rrjetë një top me kokë, pas goditjes nga këndi. 



Ky rezultat nuk ndryshoi deri në fund të 45' minutave të pjesë së parë. Ndërsa pjesa e dytë nis me euforinë e uellsianëve të cilët kalojnë në avantazh 10' minuta nga rinisja e takimit. 

Ishte sulmuesi Hal Robson-Kanu ai që shënoi golin e dytë të takimit në minutën e 55', duke përmbysur shifrat në favor të britanikëve 2:1. Goli i tretë do të vinet në minutën e 86' të takimit, kur Sam Vokes shënoi me kokë në portën e Belgjikës. 3:1 dhe Uellsi është në festë. Për herë të parë në histori britanikët shkojnë në gjysmëfinalet e Europianit ku i pret Portugalia e Ronaldos. 

Ora 22: 44 Uellsi shënon golin e tretë
Uellsi shënon golin e tretë në portën e Belgjikës. Sam Vokes çon shifrat në 3:1, duke prekur historinë. Uellsi pranë gjysmëfinaleve të "Euro 2016", ku do të ndeshet me Portugalinë e Christiano Ronaldos. 



Ora 22: 00 Nis pjesa e dy takimit Uells-Belgjikë
Pjesa e dyë e takimit ka nisur mirë për britanikët. Uellsi kaloi në avantazh në minutën e 55 të takimit me anë të sulmuesit Kanu, duke përmbysur rezultatin në 2:1. Hal Robson-Kanu lëviz mirë në zonën e belgëve, duke goditur topin lehtësisht në rrjetë. 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen