Uellsi i shkëlqyer, debutuesit kalojnë
në 1/8 e Euro 2016, lënë pas Anglinë

Uellsi i shkëlqyer, debutuesit kalojnë<br />në 1/8 e Euro 2016, lënë pas Anglinë
Uellsi ka fituar ndeshjen e fundit në grupe përballë Rusisë me rezultatin 3:0. Uellsianët marrin kryesimin e grupit B, duke u kualifikuar për në fazën e 1/8 të "Euro 2016". Debutuesit lënë pas Anglinë të cilët nuk arritën të merrnin më shumë se 5 pikë në këtë Europian.

Edhe Sllovakia ka siguruar një biletë kualifikimi për në raundin e tjetër me katër pikë të grumbulluara. Ndërsa Rusia largohet nga kompeticioni me vetëm një pikë, falë një barazimi të marrë ndaj Anglisë në ndeshjen e parë të grupit B. 

Në takimin e fundit të fazës në grupe, uellsianët dominuan tërësisht lojën, duke bërë që rusët të kapitullonin vetëm pas 20 minutave lojë. Golat e shpejtë të Ramsey dhe Taylor, përkatësisht në minutën e 10' dhe të 20', u pasuan nga goli vendimtar i yllit të Real Madrid, Gareth Bale, i cili fiksoi shifrat 3:0.  
 
(Goli i tretë i shënuar nga Bale)

21: 45 Përfundon pjesa e parë, Uells-Rusi 2:0
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Uells-Rusi me reultatin 2 me 0. Kujtojmë që Uellsi është debutuese në këtë Kampionat Europian. 

Kjo pjesë e parë është dominuar nga uellsianët që kanë sulmuar në mënyrë të vazhdueshme.

Ndërsa pjesa e parë e ndeshjes Angli-Sllovaki është mbyllur pa gola. 

Uellsi nuk po tregon mëshirë ndaj Rusisë, ku në 20 minuta lojë ka shënuar 2 gola. 

Golin e parë të Uellsit e ka shënuar Ramsey në minutën e 10 ndërsa të dytin e ka shënuar Taylor në minutën e 20. 
   
(Goli i parë i shënuar nga Ramsey)
 
(Goli i dytë i shënuar nga Taylor)

Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin B. Ndeshja po luhet në stadiumin e " De Toulouse" të qytetit Toulouse. 

Kjo pjesa e parë e ndeshjes po luhet shumë fort nga të dyja skuadrat, por kanë dominuar sulmet e Uellsit në portën ruse. 

Ndërsa ndeshja tjetër që po luhet në të njejtin orar Angli-Sllovaki është në rezultatin 0:0. Kjo ndeshje po luhet në stadiumin "Stade Geoffroy-Guichard", në Saint Etienne

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë