Me dhjetëra banorë të fshatit Shamoll janë shtruar në spitalin e Korçës pasi konsumonin ujë të kontamionuar me krimba dhe baktere të tjera.
 
Sipas mjekëve më të prekurit janë fëmijët e grupmoshave të ndryshme. Ata janë paraqitur me simptoma të ndryshme si diarre, temperaturë dhe të vjella. Pasi kanë parë gjendjen e të prekurve, mjekët kanë urdhëruar shtrimin e tyre për një përkujdesje më të specializuar.
 
Ky nuk është rasti i parë që banorët e fshatit Shamoll të shtrohen në spital për probleme me ujin e pijshëm në çezmat e tyre. Prej rreth dy vitesh kjo zonë vuan nga kufizimi me ujë të pijshëm dhe atëherë kur vjen është i ndotur me mikro baktere të ndryshme.

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com