Ujësjellësi, Haxhinasto: 40% e
humbjeve nga burimet njerëzore

Ujësjellësi, Haxhinasto: 40% e<br />humbjeve nga burimet njerëzore
Ministri Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka organizuar një takim, me donatorët e sektorit të ujësjellës kanalizimeve, me fokus trajnimin e punonjësve të ujësjellësve dhe certifikimin e tyre. Ky takim i organizuar në bashkëpunim me USAID dhe me shoqatën e Ujësjellës Kanalizimeve dhe SHUKALB, i hap rrugë fillimit të trajnimit dhe më pas certifikimit të gjithë punonjësve të Ujësjellës Kanalizimeve. Grupi i parë i të punësuarve do të trajnohet dhe certifikohet brenda vitit 2017.

Haxhinasto tha se faktori njerëzor është shumë i rëndësishëm në reformën e ujësjellës kanalizimeve, dhe për këtë arsye trajnimi dhe me pas certifikimi i punonjësve, është  domosdoshmëri, për një menaxhin sa më efikas të sektorit.

Ministri tha se në fillim të kësaj reforme ishte e nevojshme një analizë e plotë e gjendjes aktuale të kapaciteteve njerëzore, pasi rezulton se rreth 40 % e humbjeve vijnë pikërisht nga burimet njerëzore të pakualifikuara që ndikojnë në keqmenaxhimin e ndërmarrjeve. Trajnimi dhe certifikimi, synon që të rrisë kapacitetet aktuale njerëzore.

Haxhinasto tha se situate është shumë problematike, ku numri më i madh i të punësuarve janë roje dhe jo hidraulikë e menaxherë, si dhe tërhoqi vëmendjen për numrin e ulët të grave të punësuar në këtë sektor.

Haxhinasto tha se në sajë të bashkëpunimit me donatorët si Banka Botërore, Bashkimi Evropian, GIZ, USAID dhe ADA synohet  institucionalizimi  procesit dhe hartimi të bazës ligjore përkatëse, që do të bëjë të mundur që çdo i punësuar aktual të trajnohet dhe certifikohet për pozicionin që mban. Gjithashtu  çdo kandidat që do të donte të punonte në sektor, duhet të kaloj nëpërmjet një procesi kualifikimi dhe certifikimi në mënyrë që të sigurohet profesionalizëm dhe cilësi në ofrimin e shërbimeve  për qytetarët dhe mirëmenaxhim të aseteve.  

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin