Ujësjellësi i ri në Orgjost të Kukësit ka zgjidhur përfundimisht problemin e furnizimin me ujë për afro 1 mijë banorë të këtij fshati. Përpara ndërtimit të këtij ujësjellësi ata furnizoheshin vetëm nga një burim që ndodhej në qendër të fshatit, prej ku e transportonin ujin drejt banesave të tyre.
Kryeministri Edi Rama ishte në Orgjost për të parë këtë investim të kryer sipas standardeve bashkëkohore, ku përfshihet edhe instalimi i matësve të ujit. Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu e informoi Kryeministrin se situata e ujit tani po shkon drejt përmirësimit.
“Me menaxhimin jemi mirë. Nga 30%, kemi 80%. Është sinqerisht një skemë e mirë. Nuk e kemi këtë cilësi, këto punime që janë bërë në qytet. E dinë të gjithë qytetarët. Ndërsa këtu ka pasur një punë serioze,” tha kryebashkiaku Shehu.
Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, shpjegoi se janë 7 skema të tilla në këtë zonë, të gjitha të financuara nga Fondi dhe qeveria.
“Janë me kualitete nga më të mirat, me matësa, me materiale shumë të mira. Janë të gjitha me rënie të lirë, me kosto të ulët të përdorimit dhe me mundësinë e pagesave shumë të mira. Pjesë e programit është dhe trajnimi për të menaxhuar mirëmbajtjen e ujësjellësve. Kjo është arsyeja pse kanë funksionuar mirë deri tani,” tha Beci.
Ndërsa Kryeministri Rama falënderoi në radhë të parë banorët e këtyre zonave, si kontributorët kryesorë për mirëmenaxhimin e ujësjellësit.
“Është për t’i falenderuar njerëzit, sepse, nëse flasim për vështirësi ekonomike, kjo është një zonë me vështirësi ekonomike të theksuar, e megjithatë është shembulli më kuptimplotë që kjo nuk është çështje i varfër, i pasur. Kjo është çështje që secili të paguajë atë që konsumon, në mënyrë që pastaj me kontributet e përbashkëta ndërmarrja të fuqizohet pak nga pak, të vazhdojë të bëjë investime, të vazhdojë të rrisë cilësinë e furnizimit dhe askush të mos jetojë në kurrizin e tjetrin. Për fat të keq, ata që ankohen më shumë nuk janë ata që janë më të varfër, ose ata që janë më të drejtë, por janë ata që kanë qejf vetëm të flasin dhe ankohen, që ose kanë jetuar duke marrë ujin në rrugë të paligjshme, ose pastaj rrinë atje në Facebook dhe torolisen në luftën kundër varfërisë pa lidhje,” u shpreh Kryeministri.
Nga ana tjetër, Kryeministri tha se bukuritë natyrore të kësaj zone duhen shfrytëzuar për t’i kthyer në një atraksion për turistët, gjë që do ndikonte dhe në rritjen e mirëqenies për vetë banorët.
“T’i japim një shtytje programit të agroturizmit. Ajo do të na japë shumë dorë dhe do t'u japë shumë dorë edhe njerëzve, sepse, realisht këtu ka perla që mund të bëhen të vizitueshme vetëm duke krijuar pika tërheqëse për njerëzit që, jo thjesht të vijnë për të parë, por të mund të rrinë, të flenë, të hanë produktet e fermës së vogël edhe të shijojnë gjithë këtë mrekulli. Kështu që, në këtë pikë, duhet të punojmë pak më shumë dhe duhet t’iu drejtohemi edhe investitorëve e sipërmarrësve që janë nga zona,” deklaroi më tej Kryeministri Edi Rama.
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com