Ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike do të rrisë kostot për shoqëritë e ujësjellësave. Kryetari i Entit Rregullator të Ujit, Avni Dervishi, ka deklaruar dje se i është kërkuar qeverisë dhe Entit Rregullator të Energjisë që ujësjellësat të klasifikohen si klientë specifikë dhe të mos preken nga ndryshimet e çmimit të energjisë. Kreu i Entit Rregullator Dervishi ka deklaruar se po shqyrtohen kërkesat e 10 shoqërive të ujësjellësave për të rritur tarifat e ujit të pijshëm.
Sipas tij, menaxhimi mbetet problem për një pjesë të këtyre shoqërive, gjë që është reflektuar me rritje të nivelit të humbjeve, por performanca e 58 ujësjellës-kanalizimeve në vend ka qenë qenë e ndryshme për kompani të ndryshme. Niveli i humbjeve në rrjet është rreth 67.4 për qind.
/Shqiptarja.com