Ujdia Kosovë-Serbi në Ohër, Vuçiç: Beogradi do të zbatojë gjithçka që ka rënë dakord! Fjala më e rëndësishme se firma

Ujdia Kosovë-Serbi në Ohër, Vuçiç: Beogradi do të zbatojë gjithçka që ka rënë dakord! Fjala më e rëndësishme se firma

Vuçiç në konferencë me presidenten e Greqisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia do të zbatojë gjithçka që është pajtuar në marrëveshjen e Ohrit.

Gjatë konferencës për media me presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, Vuçiq ka thënë se Serbia po përpiqet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Presidenti serb është shprehur se Serbia do të vazhdojë reformat dhe do të punojë për përmirësimin e të drejtave të njeriut, si dhe se do të "zbatojë gjithçka që është rënë dakord.

 “Shumë nga ajo që pritet nga Serbia ka të bëjë me dialogun me Prishtinën. Gjithashtu, ajo që ne gjithmonë e kemi pranuar me gëzim, më duket se janë reformat, ne jemi krenarë për reformën në drejtësi që po zbatojmë që nga janari i vitit të kaluar dhe shpresojmë që në maj Komisioni Evropian ta tregojë në raport. Kemi ende shumë për të bërë në zhvillimin e demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut, por njoh disa vende të BE-së që nuk janë para nesh në këtë drejtim, përkundrazi.” – ka thënë Vuçiç.

Ai ka thënë se fjala e dhënë në Serbi ka shumë rëndësi “se nënshkrimi i dikujt”, duke aluduar në gatishmërinë e kryeministrit, Albin Kurti.

“Atë që thamë se do ta zbatojmë – do ta bëjmë, i thashë edhe presidentes së Greqisë se çfarë ishte e gatshme të bënte dhe çfarë jo, nuk ia fshehëm askujt, dhe zyrtarët evropianë e dinë se në Serbi fjala është shumë më e rëndësishme se fjala e dikujt tjetër, apo guxoj ta them, nënshkrimi i dikujt” – ka thënë ai.

Më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kurti dhe Vuçiç pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian

Në Ohër, Kosova dhe Serbia u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të pranuar parimisht  gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave. SHBA-ja e ka mbështetur propozimin e BE-së, i cili më herët është njohur edhe si plani franko-gjerman. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja