Ujë i ndotur në Çiflig të Dimalit, banorët: Mban era naftë! Ujësjellësi: Do investojmë brenda vitit për rrjetin e ri

Në fshatin Çiflig të bashkisë Dimal, në çdo shtëpi sheh depozita në çati, dëshmi e problemit të furnizimit me ujë të pijshëm. Përpos faktit se uji shkon në çezma me orar, banorët ankohen se është i ndotur, pasi mban erë nafte dhe ka ngjyrë ndryshku. Ata thanë se depoja kryesore që furnizon këtë fshat ndodhet në zonën naftëmbajtëse ndaj ankohet se uji ndotet nga puset e naftës. Në këto kushte banorët detyrohen të blejnë çdo ditë ujin e pijshëm, duke rënduar gjendjen e tyre ekonomike.

“Ujin e pijshëm e blejmë te autobotet sepse ujë në çezma ka aromë të rëndë dhe ngjyrë ndryshku. E përdorim vetëm për të larë, por me merak e kemi. Ndërsa për të pirë e blejmë me lek. Ka vite që ne vuajmë për ujë. Harxhojmë shumë por s’kemi çfarë bëjmë sepse ujë është i domosdoshëm”, thanë ata.

Drejtoresha teknike e Ujësjellës-Kanalizimeve në Berat tha në lidhje direkte për Report tv se brenda 2025-ës do te investohet për furnizimin me ujë te pijshëm te 250 familjeve ne Çiflig.

“Ne kemi në plan ta furnizojmë qytetin e Dimalit me ujë të Bogovës, kështu që dhe banorët e Çifligut do të furnizohen nga pompat e Poshnjes, pra do të marrin dhe ata ujë nga Bogova njësoj si qyteti. Po kështu do të bëhen punime në rrjetin e këtij fshati. Problematika të marrë zgjidhje brenda 2025-ës”, tha Evisa Allajbeu.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aplikimet në KQZ, 60 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 36 mijë emigrantë u regjistruan

Aplikimet në KQZ, 60 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 36 mijë emigrantë u regjistruan