Ujërat e zeza vërshojnë në rrugë, rrezik epidemie në Lezhë! Shkak ndërtimet e reja, bashkia: Nuk kemi gjetur zgjidhje

Këto pamje i përkasin rrugës në afërsi të tregut në qytetin e Lezhës. Përmbytja nuk ka ardhur nga reshjet e shiut, por ujerat e zeza të cilat kanë dalë në siperfaqe e vërshuar në rruge në një gjatësi prej 500 metrash.

Kjo situatë është e vazhdueshme duke u kthyer në shqetësim për banoret dhe bizneset në këtë zonë e cila është mjaft e populluar.

"Këto ujërat e zeza janë problem në këtë lagje. Këtu është puseta e pallatit dhe ujërat e zeza derdhen në çdo stinë. E kemi mall me hap dritaren dhe me marr ajër. Është burim infeksioni dhe asnjë institucion nuk ka marrë asnjë masë. Bizneset këtu janë drejt falimentit", shprehen banorët.

Problematika është e njohur edhe për Bashkinë e Lezhës. I kontaktuar nëpërmjet telefonit, nën kryetar Ermal Pacaj, thotë se sistemi i kanalizimeve të dy pallateve që janë ndërtuar vitet e fundit në atë zonë nuk është bërë siç duhet, ndaj dhe ujerat dalin në sipërfaqe. Pavarësisht përpjekjeve, tha Pacaj nuk është arritur ende që të gjendet zgjidhje. Në këto kushte banoret jetojnë në rrezikun e infeksioneve dh erës së rëndë.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë