Ujësjellës i ri në Gjirokastër, Rama: Ujë 24 orë për qytetarët! I japim fund gangrenës së vjetër të tubacioneve të ndryshkura (VIDEO)

Ujësjellës i ri në Gjirokastër, Rama: Ujë 24 orë për qytetarët! I japim fund gangrenës së vjetër të tubacioneve të ndryshkura (VIDEO)

Ujësjellësi në Gjirokastër

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se kanë përfunduar punimet për ujësjellësin e ri në Gjirokastër. Përmes këtij investimi, Rama thotë se do të bëhet i mundur furnizimi 24 orë me ujë për qytetarët.

Rama ka ndarë edhe një video nga ujësjellësi i ri, ndërsa shkruan se me këtë investim do i jepet fund njëherë e mirë problemeve të mëparshme.

“Mirëmëngjesi dhe me ujësjellësin e ri të Gjirokastrës, që do të furnizojë me ujë 24 orë, duke i dhënë fund një herë e mirë gangrenës së vjetër të tubacioneve dhe depozitave të ndryshkura sipër tarracave të pallateve, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Ujësjellësi i ri është një investim i përbashkët nga Gjermania dhe Zvicra. Sistemi i ri, furnizimi dhe kapacitete të rritura të Ndërmarrjes së Ujësjellësit, sigurojnë ujë 24 orë për qytetarët gjirokastrite përmes një financimi total prej 8.2 milion euro prej të cilave qeveria gjermane ofroi mbi 7 milionë euro dhe ajo zvicerane mbi 1 milion euro.

Përmes kësaj shume u ndërtuan dhe rehabilituan tubat transportues, rrjetet e ujit dhe të kanalizimeve, rezervuarët dhe impiantet e trajtimit të ujërave të zeza, si dhe u instalimi i matësve tek konsumatorët.

Programi i bashkëpunimit zviceran në Shqipëri përfshin mbështetje në fushën e shërbimeve infrastrukturore dhe kontributi për programin e infrastrukturës bashkiake.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • klodjan: 30/01/2023 13:12

    mir ja ke bo se duhet te kemi uje 24 ore , respekt

    Përgjigju
  • alma: 30/01/2023 13:00

    shyqyr eshte vendosur dore ne ujesjelles dhe po na sigurojne uje 24 ore ne dite

    Përgjigju
  • Rei: 30/01/2023 12:58

    Ky sektor ishte lene ne meshire te fatit nga Saliu,sot kemi permiresim shume te madh te ujesjellesit

    Përgjigju
  • grigor: 30/01/2023 10:05

    Po Tirana ne cilin shekull do te kete uji 24 ore....???

    Përgjigju
    • Dhendri i Besnik Bekteshit: 30/01/2023 10:33

      Me kete hajdut qe ka Tirana si Drejtor ne ujesjelles kanalizime as mos e mendo se mundet te kemi ndonje here uje 24 nga ujesjellesi, por rrofshin depozitat.

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, Policia kontrolloi dhe banesën e gjyshërve

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, Policia kontrolloi dhe banesën e gjyshërve