KUKËS - Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë në territorin e Kukësit, kanë ndikuar në shtimin e sasisë së ujit të pijshëm në çezmat e konsumatorëve.
Por, ndonëse prurjet në burime janë shtuar, niveli i arkëtimit të faturave të ujit të konsumuar mbetet shumë i ulët.
Prej muajsh Ujësjellësi i Kukësit, arrin të arkëtojë vetëm 20 % të faturave nga konsumatorët familjarë dhe pak më shumë nga privati dhe institucionet shtetërore.
“Edhe pse prurjet kanë filluar të rriten dhe orari nga dy orë është zgjatur 6 deri në 7 orë, arkëtimet vazhdojnë të jenë në nivele shumë të ulëta dhe për këtë kemi ngritur grupe pune të përhershme, dy në qytet dhe një në fshat dhe posaçërisht këto do merren vetëm me arkëtimin e ujit dhe në momentin që familjarët nuk paguajnë apo privati, do bëhet ndërprerja e ujit e menjëhershme.” – tha Selxhe Ibra kryetare e degës së financave.
Ndërkohë, drejtuesit e ujësjellësit kanë paralajmëruar shkelësit e ligjit se nëse do të ketë rilidhje të ujit në mënyrë të paligjshme do të merren masa ndëshkimore deri në ndjekje penale.
Ujësjellësi i Kukësit ka ndërhyrë për prerjen e 40 lidhjeve të paligjshme në fshatrat Shtiqën dhe Nangë, ndërsa në prokurorinë e rrethit për ndërhyrje të paligjshme ka dërguar për ndjekje penale 53 raste.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 3061
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24