Ujësjellësi Tiranë: 15 shtatori, afat për deklarimin e ndërtesës

TIRANË- Ujësjellësi i Tiranës u ka bërë apel qytetarëve që të mos humbasin më kohë, por të bëjnë llogaritjen e taksës së ndërtesës për ndërtesat e tyre. Përllogaritja mund të bëhet në çdo pikë të UKT-së, ku ofrohet mbështetja nga specialistët e ujësjellësit, duke plotësuar saktë vetëdeklarimin. Afati për kryerjen e vetëdeklarimit është 15 shtatori 2019. “Vetëm në këtë mënyrë do të taksoheni drejtë për sipërfaqen dhe vlerën e saj” njofton UKT.

Ligji

Në Paketën Fiskale 2018 u përfshi për herë të parë ndryshimi i formulës së taksimit të ndërtesave, që më parë dallonte vetëm ato të ndërtuara para 1993-shit, ku u krye privatizimi masiv i banesave shtetërore, me ato të ndërtuara pas atij viti. Ligji parashikonte hyrjen në fuqi të pagesës së taksës së re nga 1 prilli 2018, por kjo nuk u bë e mundur pikërisht pasi kërkohej një punë shumë voluminoze për të llogaritur vlerën reale të çdo shtëpie e kjo bëri që realizimi të shtyhej për vitin e ardhshëm.

Familjet do të paguajnë një shumë prej 0.05% të vlerës së njohur të shtëpisë, ku sërish vlerat e banesave të para 1993-shit do të merren me zbritje 30%. Kurse për bizneset kjo taksë është sa 0.20% e vlerës së objektit që përdorin për qëllime tregtare. Vlera e taksës do të faturohet në faturën e ujësjellësve e kështu do të jetë titull ekzekutiv.

Tiranë

Ujësjellës Kanalizime Tiranë vepron në këtë rast në rolin e Agjentit Tatimor për të grumbulluar taksën. Baza e llogaritjes së taksës së ndërtesës është vlera e “ndërtesës” shumëzuar me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj për kategorinë e ndërtesave për banim që është 0.05%. Kështu, vlera e ndërtesës x 0.05% = Taksën Vjetore të Ndërtesës (për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për banim) Shembull: (Apartament me sipërfaqe 70 m² X çmim vlerësues 60.000 lek/m²) x 0.05% = 2.100 lekë/vit. Taksa vjetore ndahet në 12 muaj. Konkretisht, në faturë familjes do t’i vijë detyrimi mujor 175 lekë/muaj.

Vetëdeklarimi

Ky vetëdeklarim kryhet lehtësisht në të gjitha PIKAT UKT si më poshtë:

Familjarët duhet të kenë me vete: Kopje të ID, certifikatën e pronësisë me kartelën e pasurisë/ kontrate shitblerje, dhurimi ose shkëmbimi / akt privatizimi apo vetëdeklarimi të ALUIZNI-t, rivlerësim të fundit të pasurisë nëse ka, si dhe librezën e ujit apo një faturë UKT. Gjatë proçesit të vetëdeklarimit kryhet edhe përllogaritja e taksës vjetore për ndërtesën tuaj të banimit.Dokumentat

Të përjashtuarit

Sipas ligjit, përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën kategorite si vijon: pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale; ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre; ndërtesat e banimit, të deklaruara si vendbanim nga kryefamiljarët që përfitojnë vetёm pension pleqërie/pension social, kur familja e tyre përbëhet vetёm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë; ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike.  

Kush paguan

Referuar VKM nr.132, datë 07.03.2018 “taksapagues” subjekt i pagesës së taksës së ndërtesës është çdo individ, person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, pronar apo përdorues i pasurive të paluajtshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre ndërtesave. Detyrimin për pagimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme “ndërtesë” e kanë, sipas rastit, pronari ose bashkëpronari, sipas pjesës që zotëron, apo përdoruesi i pasurisë së paluajtshme, për pasuritë që nuk janë të pajisura me dokumente të pronësisë, personat që kanë aplikuar për legalizim të ndërtesës. 

Në kategorinë e taksapaguesve familjarë përfshihen pronarët ose poseduesit e objekteve që shfrytëzohen për banim/strehim, si më poshtë: ndërtesa e cila u shërben njerëzve për nevoja themelore banimi, duke përfshirë shtëpitë, apartamentet, banesat dhe ndërtesat e ngjashme; garazhet e mbyllura; bodrumet; çdo ndërtesë tjetër e ngjashme, mbi apo nën tokë, që nuk përdoret apo shfrytëzohet për qëllime të tjera veç atij të banimit. 

Sipërfaqja e prezumuar

Nëse identifikohet ekzistenca, por nuk arrihet të përcaktohet sipërfaqja e ndërtesës/njësisë pronësore, përdoren vlerat referuese për sipërfaqe, si më poshtë vijojnë: 100 metër katror sipërfaqe për njësi pronësore, për ndërtesat për banim (të ndërtuara pas vitit 1993); 70 metër katror sipërfaqe për njësi pronësore, për ndërtesat për banim, të privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar (të ndërtuara para vitit 1993).

Vetëdeklarimi

Familjarët duhet të kenë me vete kopje të ID, certifikatën e pronësisë me kartelën e pasurisë/ kontratë shitblerje, dhurimi ose shkëmbimi / akt privatizimi apo vetëdeklarimi të ALUIZNI-t, rivlerësim të fundit të pasurisë nëse ka, librezën e ujit ose një faturë UKT

Kur nuk arrihet të përcaktohet sipërfaqja e ndërtesës/njësisë pronësore, përdoren vlerat referuese: 100 m2 për ndërtesat e ndërtuara pas vitit 1993 dhe 70 m2 për ndërtesat për banim që janë privatizuar dhe kanë qenë të ndërtuara para vitit 1993

Kush përjashtohet nga taksa e ndërtesës

Pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale

Ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre

Ndërtesat e banimit, të deklaruara si vendbanim nga kryefamiljarët që përfitojnë vetёm pension pleqërie/pension social, kur familja e tyre përbëhet vetёm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë

Ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike  

Kush paguan

Ndërtesa e cila u shërben njerëzve për nevoja themelore banimi

Shtëpi

Apartament

Banesë dhe ndërtesa të ngjashme

Garazh i mbyllur

Bodrum

Çdo ndërtesë mbi apo nën tokë, që përdpret vetëm për banim 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja