Si 'han pa porta', kështu duket ujësjellësi në Krujë, ku mungojnë thuajse tërësisht masat e sigurisë. Uji dyshohet shkaku kryesor i helmimi-nga-uji-ne-kruje-drejtoresha-e-spitalit-situata-qe-nga-mengjesi-i-se-dieles-kane-ardhur-rreth-300-qytetare-pacientet-patem-dhimbje-barku-e-koke-dhe-erdhem-ne-spital">helmimeve masive në Krujë, ku 370 qytetarë u paraqitën në spital për të kërkuar ndihmë, mes të cilëve edhe adoleshentë dhe 70 fëmijë, e nëse analizat do të vërtetojnë këto dyshime, nuk do të jetë një çudi.
Atë çfarë kërkon ligji për masat shtesë të sigurisë publike, në pikat që konsiderohen të një rëndësie të veçantë siç janë depot e ujit apo ujësjellësit, janë neglizhuar tërësisht në ujësjellësin e Krujës.
Në një vëzhgim të 'Report Tv' në terren rezulton se nuk ka roje që të mbrojë subjektin dhe e vetmja masë sigurie është një dry që mbyll portën e rrethimit të jashtëm, por që hapet lehtësisht me dorë. Po ashtu mungojnë edhe kamerat e sigurisë, ndërsa edhe kangjellat e rrethimit mund të kapërcehen krejt lehtësisht nga kushdo.
Ujësjellësi i Krujës u inagurua vetëm pak muaj më parë, gjatë fushatës elektorale, ndërsa qytetarët e Krujë konsumojnë masivisht ujin e rrjetit.
Qytetarët kanë filluar të shfaqin probleme shëndetësore, si dhimbje koke, dhimbje barku, diarre e të vjella që prej mëngjesit të djeshëm, e teksa dyshimet janë përqendruar te helmimi nga uji, furnizimi me ujë u ndërpre që prej mesditës së djeshme.
Ndërkohë janë marrë mostrat e ujit dhe përgjigjet e analizës epidemiologjike pritet të bëhen publike në orët në vijim.
Lajmi kryesor:
Helmimi nga uji i pijshëm në Krujë, mbi 370 qytetarë në urgjencë, mes tyre 70 fëmijë! Del analiza e Ujësjellësit: U konstatua prezencë e amoniakut mbi normë! Mos pini ujin e mbetur në depozita
/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
8.9%
-
Pak
21.6%
-
Shumë pak
69.5%
Vota total: 4000
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
240 oficerë të angazhuar për sigurinë në shkolla, Rama: Janë syri dhe veshi i prindit, duhet të njohin me emër çdo fëmijë
13 Shtator, 11:32
-
Siguria në shkolla/ Ministria e Arsimit: Kemi shtuar 40 oficerë të rinj sigurie dhe u rritëm pagat 20%, 240 shkolla të ruajtura dhe 733 incidente më pak se vjet
13 Shtator, 10:56
-
Pas protestave për aksin Thumanë-Kashar, qeveria dakordësi me banorët! Drejtuesi demokrat në Krujë: Do të kenë hyrje dhe dalje në zonat e tyre
11 Shtator, 19:52
-
Qeveria synon revolucionin teknologjik, 216 laboratorë të rinj në shkolla! Rama nga ‘Vaçe Zela’: Brenda dy vitesh ‘Smart Lab’ në të gjitha shkollat
11 Shtator, 14:51
-
Zgjedhjet 2025/ Rama takim në Kryeministri për të koordinuar punën në parlament me qeverinë! Drejtuesit e rinj në qarqe nisin punën në terren
11 Shtator, 08:31
-
Zgjedhjet 2025/ Rama mbledh 1 orë Kryesinë e re të PS, ndahet puna për 3 drejtuesit e Tiranës! Hasani e Kuko në ndihmë të Ballës për takimet me diasporën
9 Shtator, 18:35
-
Zgjedhjet 2025/ Drejtuesit politikë të PS! Veliaj, Spiropali e Manastirliu në Tiranë, ikën Klosi e Gjiknuri! Becit i besohet Shkodra, Sakos Durrësi! Balla përgjegjës për Diasporën
8 Shtator, 12:19
-
32 studentë nga Europa në Kolegjin e Europës në Tiranë, Veliaj: Tre bursa për të rinjtë ekselentë shqiptarë! Ambasadori i BE: Shqipëria është Europë
7 Shtator, 10:10
-
Protestë në Thumanë-Kashar/ Një pjesë kërkon mosbllokim të aksit, por hasin kundështimin e eksponentëve të PD-së
6 Shtator, 18:40
-
Bllokohet Thumanë-Kashar/ Banorët protestojnë për herë të dhjetë, kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre
3 Shtator, 18:46
-
Protestë në Thumanë-Kashar, banorët përplasen me policinë: Do çojmë në SPAK Belinda Ballukun e ARRSH
30 Gusht, 19:36
-
Protestë në Thumanë-Kashar, tensione mes policisë dhe banorëve, kërkohet hyrje dhe dalje për zonat e Krujës dhe Fushë-Krujës
26 Gusht, 19:25