Uji i ngrohtë është më
mirë se i ftohti për djegiet

Uji i ngrohtë është më<br />mirë se i ftohti për djegiet
Ekspozimi afatgjatë i zonave të djegura të trupit në ujë të ftohtë e ul për një kohë të gjatë dëmin në indet e lëkurës, për këtë arsye mjekët këshillojnë të përdoret ujë i ngrohtë për djegie.

Të hedhësh ujë të ftohtë nga rubineti nëpër djegiet e vogla është mënyrë përgjithësisht e njohur e trajtimit të djegieve, por shkencëtarët zviceranë pohojnë, që është më mirë të bëjmë të kundërtën dhe në pjesën e djegur të hedhim ujë të ngrohtë. Studimi i Spitalit Universitar Basel ka treguar, që uji i ngrohtë redukton dëmtimin e indit dhe ndihmon në krijimin e qarkullimit normal në pjesët e djegura.

“Edhe pse uji i ftohtë ndihmon në reduktimin e ndjenjës së dhimbjes, sepse ftoh lëkurën dhe mbaresat nervore, pas 20 minutash rezulton të kesh dhimbje, sepse ka zvogëluar temperaturën e lëkurës në temperaturë shumë të ulët”, – ka thënë Reto Wettstein, udhëheqës i studimit.

Ai sugjeron, që menjëherë pas djegies të hidhet ujë i ftohtë në ind, por vetëm një minutë, dhe pastaj të ndryshohet në ujë të ngrohtë për t’u lejuar qarkullimi. Kur flitet për ujë të ngrohtë mendohet për ujin në temperaturën prej 20 deri 30 gradë celsius. Prandaj këshilla e mjekëve është, që ujë i ftohtë të përdoret, por vetëm për një minutë dhe jo më shumë.

Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndeti, në gazetën Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi