Enti Rregullator i Ujit ka publikuar raportin e performancës për shoqëritë ujësjellës-kanalizime gjatë vitit që lam pas, ku vihet re se 67.2% e ujit të pijshëm humbet dhe për rrjedhojë nuk gjeneron të ardhura. Sasia e ujit të prodhuar e cila nuk i faturohet konsumatorëve, për rrjedhojë nuk gjeneron as të ardhura, përfaqëson atë tregues të quajtur "Uji pa të ardhura". Referuar të dhënave të Entit Rregullator të Ujit, gjatë vitit 2014, sasia e ujit të prodhuar nga 57 shoqëri është 271 517 mijë m3, ndërsa sasia e ujit që nuk gjeneron të ardhura është 183 352 mijë m3.