Mesfushori i Manchester United, Adnan Januzaj  sipas burimeve të mediave kosovare ka vendosur që t’i thotë ‘JO’ përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen miqësore ndaj Haitit.  

Januzaj për momentin është i përqendruar  te Manchester Unitedit dhe se nuk është i gatshëm ta veshë fanellën e Kosovës më 5 mars. 

Ndërsa mediat italiane shkruajnë që Presidentja Jahjaga pas dekorimit të 4 futbollistëve me rastin e 6 vjetorit të pavarësisë u ka kërkuar që të përfaqësojnë përfaqësuesen më të re në ndeshjen e parë përballë ekipit të Haitit. Mes të ftuarve sipas mediave përtej detit është edhe kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana.

Por, akoma nuk ka asnjë deklaratë nga Cana, i cili më parë ka theksuar se nuk do të largohet nga Shqipëria për të përfaqësuar Kosovën.

Ndërsa portieri Saimir Ujkani sipas menaxherit të Kombëtares, Bushi i është bashkuar ekipit të Kosovës duke u larguar nga Shqipëria pas disa edicionesh përfaqësim.

Ujkani që luan me Palermon në Itali e kishte humbur prej kohësh vendin në kombëtare, pasi Berisha është kthyer në të besuarin e De Biasit.

Por, presidenti i FFK, i pranishëm në takimit e Platinisë me Dukën dhe Ramën nuk ka pranuar që të japë asnjë deklratë për mediat.



d.b/shqiptarja.com