Edhe pse duhet të japin një tjetër shembull politikanë nuk ndalen me dhunën verbale por e transformojnë atë në dhunë fizike e madje të frikshme. Për më tepër në syrin e telekamerave.  Këtë herë grushtat mes politikanëve janë shënuar në Ukrainë ku dy politikanët Vladimir Parasyuk e Aleksandr Vilkul nuk janë mjaftuar  me debatin televiziv. Pas grushtave njëri prej tyre madje shkon dhe i dëmton makinën kolegut.