/ATSH-AFP/ - Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Stepan Poltorak denoncoi sot praninë e 7 500 ushtarëve rusë në lindje të vendit, ku trupat ukrainase po luftojnë kundër separatistëve prorusë.

"Prania e 7 500 përfaqësuesve të ushtrisë ruse në territorin ukrainas është një faktor destabilizues", deklaroi Poltorak.

"Ne po kërkojmë vendosjen e ligjit sa më shpejt të jetë e mundur në këtë territor", theksoi ai.

Deklaratat e sipërcituara ministri ukrainas i Mbrojtjes i bëri gjatë takimit të djeshëm në mbrëmje me atashetë e huaj ushtarakë të akredituar në ish-republikën sovjetike.