Ukraina duhet të jetë e ndershme dhe besueshme me Naton!

Ukraina duhet të jetë e ndershme dhe besueshme me Naton!

Raketat në Poloni mund të ishte një nismë ose një kauzë për të zgjeruar konfliktin duke përfshirë edhe Naton ose anëtarët e saj! Të gjithë e dimë se Lufta I Botërore ose siç njihet ndryshe “Lufta e Madhe!” nisni nga këmbëza e një revolveri që shkrepi në Sarajevë. Prandaj, kjo çështje kaq shumë delikate nuk duhet të përfshihet nga emocionet apo nga reagime të nxitura që nuk i shërbejnë paqes dhe sigurisë në Botë! Nuk e di, por deklaratat e Zelenskyt duke akuzuar menjëherë Rusinë e duke insistuar në akuzat e tij me shpresën për të bindur Nato se Rusia kishte sulmuar Poloninë  e për pasojë edhe vetë Nato, nuk më pëlqejnë shumë.  Një konflikt mes Natos e Rusisë do të kishte pasoja katastrofale dhe të pa rikuperueshme kundër gjithë Botës! Deklarata të tilla nuk i shërbejnë thellë-thellë as Ukrainës! Rusia ka mohuar se janë sulme nga ana e saj e kështu  ka shprehë qartë qëllimin e saj për të mos pasur asnjë konflikt me asnjë vend tjetër e për më tepër me një vend anëtar të Natos! Si shembull i mirë për raste të tilla duhet të merret rasti dhe qëndrimet e Shqipërisë në kohën e luftës në Kosovë ku provokimet dhe bombardimet edhe në zonën e Hasit e Kukësit nuk munguan nga ushtria Serbe, por Shqipëria diti të mbaj gatishmërinë e nevojshme, por nuk lejoj përfshirjen e saj në konflikt që do të kishte të njëjtat pasoja në Ballkan ashtu siç mund të ketë tani të njëjtat pasoja në Botë!

Ukraina, duhet të jetë e besueshme dhe mbi të gjitha e ndershme në raport me fqinjët e saj e për më tepër me Naton. Ndihma e Natos dhe sidomos e SHBA ka qenë e pa kursyer si asnjëherë më parë dhe shpesh kjo ndihmë ka qenë e drejtpërdrejtë duke thyer edhe rregullat ndërkombëtare të ndihmës ushtarake e sidomos edhe traditën e kaluar kur ndihmat jepesh e nuk pranoheshin në publik. Ndryshe nga herët e tjera historike, këtë herë SHBA, UK e vendet e tjera të Natos  i kanë dhënë ndihma ushtarake Ukrinës përmes procedurave normale të parashikuar sipas kornizave ligjore që kanë. SHBA, UK dhe po ashtu vendet e Natos nuk po bëjë asgjë tjetër veçse duke përmbushur detyrimet e traktatit për të ruajtur paqen në Botë, sovranitetin e vendeve demokratike e mbi të gjitha për të ndaluar që Rusia cenimin e sovranitetit të një vendi demokratik ta bëj si precedent të rrezikshëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. 

Ukraina ndodhet në një luftë të paprecedent dhe po mbron sovranitetin e saj dhe të drejtën e saj legjitime për të qenë e pavarur dhe e pa cenuar territorialisht e po ashtu po kërkon më çdo kusht të bëhet anëtare e Natos duke e bërë tashmë zyrtarisht një kërkesë të tillë. Jo vetëm kaq, por për shkak të situatës që ajo është ka kërkuar e shpreson të ketë një procedurë të përshpejtuar, por në fakt një gjë e tillë nuk mund të ndodh pa mbaruar lufta me Rusinë dhe pa një marrëveshje të përbashkët ndërkombëtare, ku palët shprehen se nuk kanë pretendime ndaj njëra-tjetrës, sepse ndryshe kjo do të thoshte se Nato të merr një bombë pa siguresë në duar që mund të shpërthej nga momenti në moment duke dëmtuar rëndë të gjithë anëtarët. 

Pas një tentative të rrezikshme e thuajse me këmbëngulje nga Zelensky se Rusia kishte sulmuar Poloninë, më në fund Nato doli me një qëndrim duke thënë se raketa ruse ishte nisur nga Ukrainë dhe nuk ka asnjë provë që Rusia ka sulmuar! Sot, rreth orës 12 e 53 minuta, Stoltenberg përmes një reagimi theksojë se nuk ka prova për një sulm rus. Nuk ka të dhëna që kemi të bëjmë më një sulm të Rusisë në Poloni! Nuk na rezulton se Rusia po planifikon ndonjë sulm ndaj Natos. Kemi të bëjmë më një aksident të mbrojtjes së Ukraninës, por përgjegjësia nuk është e ukraninasve! Një ndër parimet kryesore të çdo vendi anëtarë të Natos ose që kërkon të bëhet anëtarë është ndershmëria she sinqeriteti si ndaj vendeve anëtare në përgjithësi, por edhe ndaj vetë Aleancës në veçanti.

Nuk mund të kesh mbështetjen e Aleancës nëse kërkon të fitosh mbështetjen e saj mbi insistime që ndoshta deri diku mund të konsiderohen formë shantazhimi mbi dezinformim dhe ajo që është më e rëndësishme është fakti se askush nuk ka as mekanizmat e as forcën që ta dezinformojë, sepse ka kapacitetet më të mira ushtarake për tu informuar dhe për të dhënë përgjigje ndaj çdo kujt që tenton ta sulmojë. Rusia ka bërë brenda ditës sot disa deklarata duke nënvizuar se nuk është e përfshirë në asnjë sulm dhe kjo tregon seriozitetin që ka edhe vetë Rusia kur bëhet fjalë në një përplasje të mundshme ndaj Natos. Në konflikte të kësaj natyre dhe incidenti në Poloni dëshmon qartë se sa e brishtë është situata dhe sa maturi duhet për të reaguar dhe po ashtu për të vepruar. Lufta I Botërore nisni nga një krismë e kemi plotë raste të tjera se si lufta ka nisur edhe për çështje banale, por pasojat që ka lënë ka qenë të tmerrshme. Është mirë që palët të gjejnë paqen dhe kjo luftë të mbaroj, para se ajo të jetë një arsye për një konflikt me përmasa botërore e nëse do të ndodhte një gjë e tillë do të ishte e tmerrshme dhe me pasoja katastrofale.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)