Ukraina ka sulmuar me dron një rafineri ruse nafte në Republikën Komi të Rusisë.

Sulmi ndaj rafinerisë Ukhta është sulmi më i fundit, pjesë e fushatës së Kievit për të paralizuar industritë e naftës dhe petrokimike të Moskës, të cilat mbështesin ushtrinë e saj.

Më herët sot, kreu i rajonit verior të Rusisë, Rostislav Goldshtein, tha se askush nuk u lëndua në sulm, shkruajnë mediat e huaja.

Gazeta Kyiv Independent raporton se sulmi është një "rekord i ri në distancë" për sulmet me dronë ukrainas, i cili ka ndodhur më shumë se 1.600 milje larg kufirit.

Po ashtu gazeta Kyiv Independent citon një burim në shërbimin e sigurisë së Ukrainës - SBU - i cili thotë: "Shkatërrimi i rafinerive ruse të naftës zvogëlon aftësinë e armikut për të furnizuar trupat e tij me karburant, ndërlikon logjistikën dhe ul të ardhurat financiare të përdorura për të zhvilluar luftë kundër Ukrainës".


Lajmi kryesor:

'Europa nuk ka bërë përpjekje për dialog', Kremlini: Merz dhe Macron mund ta telefonojnë Putin