Zyrtarët e lartë të Kievit kanë shprehur mirënjohje për Turqinë dhe OKB-në për rolin e tyre në vendimin e Rusisë për të rifilluar pjesëmarrjen e saj në një marrëveshje për të çliruar eksportet e grurit nga Ukraina.
Një zyrtar i lartë që nuk pranoi të identifikohej deklaroi për tabloidin Reuters se vendimi i Moskës ishte kryesisht rezultat i presionit turk ndaj Rusisë. Ministri i Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov shprehu veçmas mirënjohje për rolet e luajtura nga presidenti turk Tajip Erdogan dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.
Turqia njoftoi se Rusia konfirmoi se do të rifillojë pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi. Moska pezulloi përfshirjen e saj në marrëveshje gjatë fundjavës, duke thënë se nuk mund të garantonte sigurinë e anijeve civile që kalonin Detin e Zi për shkak të një sulmi në flotën e saj atje.
Sot, ministria ruse e mbrojtjes deklaroi se kishte marrë garanci me shkrim nga Kievi për të mos përdorur korridorin e grurit të Detit të Zi për operacione ushtarake kundër Rusisë.
Lajmi kryesor:
Moska rifillon marrëveshjen për eksportin e grurit! Media amerikane: Nafta ruse i shmang sanksionet e SHBA përmes rafinerisë italiane Lukoil









