Ukraina para dhe si u shndërrua nga pushtimi rus, Rama publikon pamje nga realiteti i dhimbshëm i luftës

Ukraina para dhe si u shndërrua nga pushtimi rus, Rama publikon pamje nga realiteti i dhimbshëm i luftës

Pamje nga lufta në Ukrainë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e 23-të të luftës me pamje të dhimbshme nga realiteti në Ukrainë.

Në videon e publikuar nga kryeministri fillimisht shfaqet jeta e qetë dhe e qeshur e banorëve të qyteteve të sulmuara nga rusët, ndërsa papritur gjithçka ndryshon. Qytetarët nuk shkojnë më në punë, fëmijët nuk luajnë më me njeri-tjetrin dhe asgjë nuk i ngjan realitetin të dikurshëm.

Rama shkruan se pamjet e shfaqura në video janë ato që i tregoi presidenti ukrainas Kongresit Amerikan gjatë fjalimit të tij nga fronti i rezistencës.


"Mirëmëngjesi dhe me pamjet që Presidenti Zelensky i shfaqi Kongresit Amerikan gjatë fjalimit të tij nga fronti i rezistencës, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan ai.

Postimi i kryeminstrit Rama

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?