Ukraina reagon ashpër ndaj komenteve të presidentit francez Macron për Rusinë

Ukraina reagon ashpër ndaj komenteve të presidentit francez Macron për Rusinë

1654375784_er.JPG

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba reagoi ashpër ndaj presidentit francez Emmanuel Macron, pasi ai u kërkoi fuqive botërore të mos "poshtërojnë" presidentin rus Vladimir Putin lidhur me Ukrainën, në mënyrë që të ketë shanse për një zgjidhje diplomatike të konfliktit.

"Thirrjet për të shmangur poshtërimin e Rusisë poshtërojnë vetëm Francën dhe çdo vend tjetër që do të bënte një thirrje të ngjashme. Sepse është Rusia ajo që poshtëron veten," shkruante Kuleba të shtunën në Twitter.

Më mirë të përqendrohemi të gjithë tek përpjekjet për t’i treguar vendin Rusisë. Kjo do të sillte paqe dhe do të shpëtonte jetë", tha ai.

"Ne nuk duhet ta poshtërojmë Rusinë në mënyrë që ditën kur luftimet të ndalen, të mund të krijojmë një platformë për zgjidhje diplomatike," tha Macron në një intervistë të premten, duke shtuar se Franca do të luante një rol kyç në ndërmjetësim.

“Unë mendoj dhe ia kam thënë (Presidentit Putin) se ai ka bërë një gabim historik dhe themelor për popullin e tij, për veten e tij dhe për historinë," tha Macron. "Unë mendoj se ai u vetëizolua”, shtoi ai.

Macron është përpjekur të mbajë të hapur dialogun me udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin që kur filloi agresioni i Moskës më 24 shkurt.

Qëndrimi i tij është kritikuar vazhdimisht nga disa partnerë në vendet e Evropës Lindore dhe baltike në Evropë, pasi ata e shohin atë si minim të përpjekjeve për të ushtruar presion ndaj presidentit rus për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.

Presidenti Macron ka folur rregullisht me presidentin Putini që kur filloi agresioni, si pjesë e përpjekjeve për të arritur një armëpushim dhe për të filluar negociata të besueshme mes Kievit dhe Moskës.

Franca e ka mbështetur Ukrainën ushtarakisht dhe financiarisht, por deri tani, Macron nuk ka qenë në Kiev për të ofruar mbështetje simbolike politike si udhëheqësit e tjerë të BE-së, diçka që Ukraina ka kërkuar që ai të bëjë. Macron tha se nuk e ka përjashtuar mundësinë e një vizite./VOA


Lajmi kryesor:

Lufta/ Gati 14 milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre! Papa: Do të doja të shkoja në Ukrainë, po pres momentin e duhur


  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online