
Moska goditi të martën me raketë muzeun historik të qytetit Kupiansk. Si pasojë një prej punonjësve të objektit u vra dhe 10 të tjerë u plagosën. Ky zhvillim shihet si pjesë e një serie sulmesh të pamëshirshme ndërsa Ukraina po përgatitet për një kundërofensivë këtë pranverë.
Kievi tha se ushtria ruse përdori raketa S-300 për të sulmuar qytetin, që ndodhet në rajonin e Kharkivit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy postoi një video në median sociale ku shfaqej ndërtesa e rrënuar në qendër të qytetit.
"Vendi terrorist po bën gjithçka për të shkatërruar plotësisht historinë kulturën dhe popullin tonë”, tha zoti Zelenskyy duke shtuar se vrasja e ukrainasve nga Moska, po kryhet me metoda tejet barbare.
Lajmi kryesor:
Putin fillon goditje ndaj aseteve të njerëzve nga vendet armiqësore! Lavrov në OKB: Askush nuk ka nevojë për Luftën e Tretë Botërore










