Ukraina thirrje qytetarëve: Largohuni nga vendi që të kursejmë energji

Ukraina thirrje qytetarëve: Largohuni nga vendi që të kursejmë energji

1668863086_ukra1.PNG

Kreu i firmës më të madhe private të energjisë në Ukrainë, njoftoi se ukrainasit duhet të marrin në konsideratë largimin nga vendi për të kursyer energjinë.

Autoritetet paralajmërojnë se me rënien e temperaturave Kievi mund të përballet me mbylljen e rrjetit të energjisë elektrike me fillimin e dimrit, raporton The Guardian.

Në një intervistë me BBC, Maxim Timchenko, shefi ekzekutiv i firmës energjetike DTEK, tha se sistemi elektrik i Ukrainës po dëmtohet akoma edhe më shumë nga çdo sulm rus.

“Reduktimi i konsumit të energjisë elektrike është çelësi për ta mbajtur atë në punë. Nëse ata mund të gjejnë një vend alternativ për të qëndruar edhe për tre ose katër muaj të tjerë, do të jetë shumë e dobishme për sistemin energjetik. Nëse konsumoni më pak, atëherë spitalet me ushtarë të plagosur do të kenë furnizim të mjaftueshëm me energji elektrike”, tha Timchenko.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sunak vizitë surprizë në Kiev, ndihmë 60 mln dollarë ndihmë! Washington Post: Moska marrëveshje me Teheranin për prodhimin e dronëve


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie