Ukraina/Ish-ushtaraku i lartë në Report Tv: Rusia parashikoi pushtimin në 2 javë! Bunkerët në vend s'janë funksionalë! Eksperti: Të investohet që të strehojnë qytetarë në kohë lufte

Ish-komnandati i bazës ajrore të Kuçovës, Flamur Hoxha tha në Report Tv se Rusia kishte llogaritur se do të pushtonte Ukrainën brenda 2 javësh, por doli jashtë parashikimeve. Sipas tij Putin nuk kishte llogaritur këtë qëndresë të fortë dhe të guximshme të Ukrainës si deh reagimin e liderëve botëror ndaj Rusisë.

“Rusia kishte parashikuar të hynte në Ukrainë më 20 shkurt dhe të përfundonte më 8 mars, pra për 2 javë do ta kishin pushtuar! Por nuk kishin parashikuar reagimin e popullit dhe reagimin ndërkombëtar, që ka qenë i jashtëzakonshme më i madhi ndër vite dhe gjatë konflikteve të tjera. Nuk e kishte parashikuar këtë bllokadë dhe ndihmën që i është dhënë Ukrainës.”, u shpreh ai.

I pyetur nga gazetari Andi Kapxhiu në “Sot Live në Shqipëri’ lidhur me armët që përdorin rusët, Hoxha tha se përveç raketave, kanë edhe armët termobarike. Ai sqaroi se ato pavarësisht se nuk janë të ndaluara nga ndonjë konventë janë tepër të rrezikshme.

“Përveç sistemet të raketave që kanë sulmuar objekte të rëndësisë së madhe, si aeroporte, qendra kontrolli. Pastaj janë përdorur armët termobarike, me ligje ndërkombëtare nuk janë të ndaluara, por ato bëjnë thithjen e oksigjenit në një zonë të caktuar. Ka forcë goditëse, shurdhuese dhe mund të shkaktojë zjarre të mëdha. Edhe pse mund të mos goditen drejtpërdrejt disa persona, efektet shpërndahen në një rreze të madhe pranë vendit ku ka ndodhur sulmi. Ato mund të shkaktojnë edhe vdekjen e persona.”, tha ish-komandanti i bazës ajrore në Kuçovë.

I ftuar përmes skype-it në emision ishte edhe eksperti i sigurisë së vendstrehimit, Paulin Marku, i cili tha se agresioni i Rusisë nga Ukrainës, e ka gjetur të papërgatitur Europën.

“Rusia është përgatitur prej shumë kohës. Putin ka gjetur një Europë të papërgatitur, jo në ato kushte të komoditetit që i takon komunitetit evropian. Kriza aktuale është një leksion për strategët, ushtarakët dhe politikën.  Duhet të mendojnë që mund të vijnë edhe në një situatë të tillë. Asnjë luftë nuk është pozitive, pas betejës me COVID-19 kemi përballen me luftën e vërtet me armë.”, tha ai.

Lidhur me bunkierët që tani në Ukrainë po mbrojnë nga sulmet mijëra qytetarë, ai tha se në Shqipëri duhet të rifuten ne funksion. Marku tha se gjatë kohës së paqes duhet të shfrytëzohen ekonomikisht, ndërsa në raste lufte për të strehuar qytetarë.

“I kemi lënë pas dore. Shumë njësi ushtarake që kanë pasur këto asete sot janë jashtë funksionit, sidomos edhe pas goditjeve të ’97. Duhet të merren masa që në kohë paqeje bunkerët të shfrytëzohen si asete ekonomike në dobi të komunitetit dhe në situata dramatike siç është agresioni dhe lufta të jenë objekte që mund të strehojmë qytetarë. Duhet t’i kthejmë.”, tha ai.

Hoxha tha se 168 mijë bunkerë në Shqipëri, janë jashtë funksionit dhe sipas tij duhet t’i kushtohet vëmendja e duhur për t’i risjelle.

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Diana: 04/03/2022 13:56

    Uauuuuuuuuuu PSE duhen pastruar dhe mirmbajtur bunkieret e ndertuar nga Enver Hoxha po ne gjer me dhe skemi Lene gje pa thene Ehhhhhh Enveri,Enveri ishte per popullin,Nexhmija vdiq me televizor Iliria bardh e Zi dhe frigorifer te vjeter po Sala,Iliri,Mona,Luli,Argita,Shkelzeni, qe Kane zabtuar dhe vjedhur SA Kane dashur sidomos Argita Berisha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë