/ATSH-AFP/ - Katër ushtarë ukrainas dhe dy civilë vdiqën gjatë përleshjeve të armatosura në lindjen separatiste të Ukrainës, në një rigjallërim të dhunës në prag të një samiti mes presidentëve rus dhe ukrainas me pjesëmarrjen e liderëve francez dhe gjerman.
"Gjatë 24 orëve të fundit kemi humbur katër ushtarakë, ndërkohë që tetë të tjerë janë plagosur", deklaroi pa dhënë shumë hollësi zëdhënësi ushtarak ukrainas, Andri Lisenko.
Ai shtoi se ky ishte bilanci më i rëndë për ushtrinë ukrainase që nga armëpushimi i 9 dhjetorit të kaluar.
Lisenko akuzoi separatistët për provokacione si edhe për lëshimin e raketave kundër ushtrisë ukrainase.
/Shqiptarja.com