
Ukraina ka krijuar dy korridore tokësore përmes Polonisë dhe Rumanisë për të eksportuar grurë dhe për të shmangur një krizë globale ushqimore, tha zëvendësministri i Jashtëm i Kievit, Dmytro Senik. Ministri, i cituar nga Guardian, përsëriti se siguria globale e ushqimit është në rrezik sepse pushtimi rus i Ukrainës ka ndaluar eksportet e grurit ukrainas nga Deti i Zi. Ukraina - tha ai - është gjithashtu në bisedime me shtetet baltike të shtojë një korridor të tretë për eksportin e ushqimeve, shtoi Senik.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Kievi krijon dy korridore tokësore për eksportin e grurit! Në Severodonestk humb jetën një ushtar britanik










