KIEV, 19 nëntor /ATSH-AFP/ - Ambasada e Britanisë së Madhe në Kiev publikoi sot në një mesazh në rrjetin social Twiter duke dhënë prova për praninë e ushtrisë ruse në lindje të Ukrainës ku Moska përgënjeshtron çdo përfshirje.
"Vladimir Putin vazhdon të hedhë poshtë faktin se trupa dhe materiale ushtarake ndodhen në Ukrainë", shkruan ambasada në formë prologu në një mesazh në rrjetin social Twiter të publikuar në anglisht, rusisht dhe ukrainisht.
"Ja një guidë për të ndihmuar Kremlinin të njohë tanket e tij", vijon mesazhi në formë ironie. Ndiqni një skicë që tregon shenjat e dinstiktivit T72 BM, një tank me prodhim rus, me të cilin ushtria ukrainase nuk është e pajisur dhe foto të këtij blindi të marrë nga media të ndryshme në lindje të Ukrainës.
Ashtu si Kievi dhe Perëndimi akuzojnë Rusinë për mbështetje të separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës me trupa dhe pajisje ushtarake, gjë që Moska e përgënjeshtron.
Rebelët konfirmojnë se kanë sekuestruar pajisjet që posedon ushtria ukrainase./
/ec/ a.jor.









