/ATSH-AFP/ - Gjashtë ushtarë ukrainas janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit në lindjen separatiste proruse, njoftoi sot zëdhënësi ushtarak ukrrainas, Andriï Lyssenko.
« Rreth Doneckut, situata mbetet shumë e paqëndrueshme pranë aeroportit. Armiku po përdor tanke, autoblinda dhe artileri të rënda » deklaroi ai në një konferencë shtypi. « Goditjet e mortajave dhe të artilerive synonin pozicionet tona pranë pranë fshatrave Mariinka dhe Krasnogorivka », rreth 20 kilometra nga Donecku.
Misioni i Organizatës për sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropë (OSCE) njoftoi përmes një raporti të publikuar të premten se « shkalla e dhunës në dhe rreth aeroportit të Doneckut mbetet e lartë »