Një person i armatosur ka marrë peng një autobuz me rreth 20 njerëz në qytetin verilindor të Lutsk në Ukrainë.
Lajmi u publikua në Facebook nga policia e Ukrainës.
"Këtë mëngjes morëm një mesazh në lidhje me një njeri që kishte marrë peng një autobus me rreth 20 persona në bord në qendër të Lutsk, mes të cilëve shumë gra, dhe fëmijë. Rrëmbyesi është i pajisur me eksploziv dhe mban armë. Qendra e qytetit është izoluar për sigurinë e qytetarëve. Të gjitha forcat e policisë janë në vendin e ngjarjes”.
Sipas Ministrisë së Brendshme, burri kishte kërcënuar se do të hidhte në erë autobuzin. Ai njihet si person me probleme mendore teksa edhe nje tjetër herë kishtë kërcënuar se do të hidhte një bombë në një zonë të qytetit, e frekuentuar nga shumë njerëz.
Burri e prezantoi veten në autobuz si Maksim Plokhoy, Maksim Bad, autor i një libri në të cilin flitet për izolimin, gjendjen shpirtërore dhe kurat mjekësore që "nuk e kanë bërë atë më mirë".
Shefi i policisë së rajonit të Volyn, Yuri Kroshko tha se aktualisht nuk ka informacion mbi viktima të mundshme, pavarësisht se autobusi është shfaqur i dëmtuar. Ndërkohë që po vazhdojnë bisedimet me rrëmbyesin, policia, pas identifikimit të tij, po monitoron profilet sociale të rrëmbyesit ku ai shfaq pakënaqësi dhe kritikë ndaj sistemit. Ndërkohë shërbimet ukrainase dhe policia po punojnë për lirimin e pengjeve dhe snajperët janë vendosur në zonën e Lutsk-it qendror i cili tashmë ndodhet i izoluar.
Rrëmbyesi u ka kërkuar pengjeve të tij që ti bashkohen kërkesave që ai ka ndaj autoriteteve shtetërore
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.5%
-
Jo
62.8%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 478
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Arrestohet për pasurim të paligjshëm kryepsikiatri i ushtrisë së Ukrainës, kishte grumbulluar 1 milion $
22 Janar, 17:15
-
Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë
22 Janar, 13:42
-
Rama takon Zelenskyn në Zvicër: Nënshkruam marrëveshje në fushën e sigurisë (FOTO+VIDEO)
21 Janar, 19:21
-
Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve
17 Janar, 14:31
-
Britania do i japë 3.6 mld euro ndihma Ukrainës, Starmer firmos marrëveshjen 'për 100 vjet partneritet' me Ukrainën
16 Janar, 18:35
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Ukraina thotë se po merr informacione 'të dobishme' nga ushtarët e kapur koreanoveriorë
13 Janar, 15:38