KIEV, 15 gusht /ATSH-AFP/ -Ukraina konfirmoi sot hyrjen e një autokolone ushtarake ruse në territorin e saj nëpërmjet një pike kufitare të kontrolluar nga separatistët prorusë në lindje, të sinjalizuar gjithashtu edhe nga disa gazetarë britanik.
"Një autokolonë ushtarake ruse kaloi kufirin nëpërmjet pikës kufitare Izvarine", deklaroi Olexi Dmytrachkivski, një zëdhënës i operacionit ushtarak ukrainas në lndje të vendit.
"Aktualisht nuk kemi informacione mbi numrin e autoblindave që përbëjnë këtë karvan", shtoi ai.
Autoblinda rusë lëvizën sot në mëgjes në jug të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, pranë vendit ku qëndrojnë kamionët rusë me ndihma humanitare për popullsinë viktimë e luftimeve në lindje të Ukrainës.
Disa gazetarë në terren të AFP-së vërejtën një kolonë me disa dhjetëra autoblinde që transportonin trupa ruse dhe i drejtoheshin pikës kufitare të Donetskut që është nën kontrollin e kryengritësve, rreth 30 kilometra larg.
Madje edhe sipas gazetarëve në terren të "The Guardian" dhe "Telegraph", "23 autoblinda që trnsportonin trupa, kamionë të ngarukuar me karburant dhe mjete të tjera logjistike që kishin targa të ushtrisë ruse kaluan kufirin në të njëjtën pikë kufitare", rreth orës 22:00 sipas orës lokale (18:00 GMT).
Asnjë përgjegjës rus nuk u prononcua mbi këto ngjarje.
Karvani me ndihma humanitare ruse ndodhet që dje në mbrëmje në zonën e Kamensk-Chakhtinski, rreth 30 kilometra larg pikës kufitare të Donetsut./
/G.S/
/Shqiptarja.com