Krerët rebelë në luftë me Kievin fituan dje pa shumë surpriza në zgjedhjet separatiste në lindje të Ukrainës, votime këto të cilësuara si një pengesë e re ndaj procesit të brishtë të paqes nga Evropianët, por që njihen nga Rusia.
Votimet në territoret e kontrolluara nga luftëtarët prorusë, ose gjysma e rajonit të Donetskut dhe një pjesë e rajonit të Luganskut, konfiruan në funksionet e tyre aktuale krerët rebelë që erdhën gjatë verës në krye të lëvizjeve separatiste në lindje të vendit.
Në Donetsk, "kryeministri" i republikës së vetëshpallur të Donetskut (DNR), Alexandre Zakhartchenko, u zgjodh "president" me 81,37 për qind të votave, sipas një sondazhi të realizuar pas hapjes së qendrave të votimit.
Në Lugans, tjetër bastion i separatistëve, ish-ushtaraku 50 vjeçar, Igor Plotnitski, shumë i bashkuar më të kaluarën sovjetike, u zgjodh gjithashtu me 63 për qind të votave, sikurse edhe formacioni i tij politik që ka maxhorancën në "pralamentin" e Luganskut.
ATSH
/Shqiptarja.com