BRUKSEL, 15 gusht /ATSH-ANSA/ - NATO-ja deklaroi sot se po kontrollonte njoftimet sipas të cilave autokolonat ushtarake ruse po avanconin në Ukrainë. Ajo shtoi se po kontrollonte pikërisht nëse Rusia ishte duke bërë atë që thoshte. "Ka ardhur koha që Rusia të bëjë atë që thotë ose të ndihmojë për një zgjidhje paqësore", tha zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu. "Rusia duhet të tërheqë trupat e saj dhe të ndalojë dërgesat e armëve, të ndalojë mbështetjen e separatistëve dhe të angazhohet në një dialog të vërtetë", shtoi Lungescu. "Dje në mbrëmje pamë një inkursion rus, një kalim kufiri", deklaroi po sot nga ana e tij sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në një konferencë shtypi në Kopenhagë. "Mendoj se është ajo që po shohim prej disa kohësh, një fluks furnizimesh", theksoi ai./ /l.q/ a.jor.