DONETSK - Trupat ukrainase kanë rimarrë pothuaj të gjithë territorin e aeroportit të Donetskut, në qytetin bastion të reblëve pro-rusë në lindje të Ukrainës. Me bllokimin e bisedimeve për paqe mes dy vendeve, rebelët pro-rusë kanë rritur sulmet javën e kaluar duke lënë të vrarë të paktën 13 civilë.

Zëdhënësi ushtarak i Ukrainës ka sqaruar se operacioni i ushtrisë kishte rikthyer kufinjtë brenda status-quosë së mëparshme, ndaj ajo nuk ka shkelur planin e paqes prej 12 pikash, të rënë dakord me Rusinë. Këtë të enjte, presidenti rus, Vladimir Putin i ka dërguar një letër homologut ukrainas në të cilën i kërkon ndërprerjen e menjëhershme të bombardimeve të ndërsjella dhe tërheqjen e artilerisë së rëndë, propozim i cili është refuzuar nga Poroshenko.

Me anë të një deklarate, ministria e jashtme ukrainase i ka kërkuar Rusisë një afat kohor për implemtnimin e marrëveshjes së Minskut, e cila përfshinte kontrollin e Ukrainës mbi kufirin e përbashkët, tërheqjen e forcave të huaja dhe pajisjeve të rënda ushtarake. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)