Kreu i diplomacisë gjermane, Frank Walter Steinmeier
BERLIN, 18 gusht /ATSH-AFP/ -Bisedimet katërpalëshe mes ministrave të Punëve të Jashtme në Berlin mbi çështjen ukrainase ishin të vështira, deklaroi ministri gjerman, Frank Walter Steinmeier, por duke përmendur gjithashtu se pati progres.
"Ishin bisedime të vështira por besoj dhe shpresoj se kemi bërë progres në disa pika", deklaroi Steinmeier në përfundim të pesë orë bisedime me homologët e tij, ukrainasin Pavlo Klimkine, rusin Serguei Lavrov dhe francezin Laurent Fabius.
Ai ende nuk ka saktësuar se në cilat pika të çështjes ka pasur progres gjatë këtyre bisedimeve.
Disa burime diplomatike franceze, njoftuan se "pavarësisht klimës së vështirë, u vërejt progres", edhe ata gjithashtu nuk dhanë shumë detaje.
"Pjesëmarrësit do të japin llogari mbi takimin e tyre para shefave të qeverisë respektivë", theksoi Steinmeier, dhe do të vendoset të hënën ose të martën se në cilin drejtim do të vazhdojmë bisedimet./
/G.S/