KIEV - Të paktën dy ushtarë dhe pesë civilë u vranë në 24 orët e fundit në lindjen separatiste proruse në Ukrainë, sipas bilanceve të para të dhëna nga autoritetet ukrainase dhe kryengritësit.
"Forcat ukrainase pësuan 43 sulme në të cilat dy ushtarë u vranë dhe 13 u plagosën", njoftoi shtabi i përgjithshëm i operacioneve ushtarake ukrainse në një komunikatë.
Tre civilë u vranë dhe katë të tjerë, ku edhe fëmijë, u plagosën gjatë goditjeve me rakethedhëse të shumfishtë të tipit "Grad" kundër qytetit Toçkivka në rajonin rebel të Luganskut, njoftoi guvernatori pro Kievit i rajonit Guenadi Moskal.
Faqja zyrtare e autoriteteve separatiste në Donetsk, një rajon tjetër rebel, nga ana e vet flet për dy civilë të vrarë dhe gjshtë të plagosur nga goditjet me predha.
Luftimet janë intensifikuar javët e fundit në lindjen rebele ku Kievi dhe NATO-ja dënojnë hyrjen e tankeve dhe trupave ruse duke sjellë frikën e një lufte të plotë./ATSH/









