KIEV - Të paktën pesë ushtarë u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në lindjen separatiste proruse në Ukrainë në 24 orët e fundit, njoftoi shtabi i përgjithshëm i operacioneve ukrainase në lindje.
Sipas zëdhënësit ushtarak ukrainas, Vladislav Seleznev, rebelët prorusë goditën 33 herë në pozicionet e forcave ukrainase. Ushtarët u vranë për nga të shtënat ose pasi kishin kaluar pranë minave artizanale, theksoi ai.
Siupas tij, kryengritësit vendosin vazhdimisht mina duke vënë në rrezik civilët, dhe kjo është një taktikë relativisht e re e rebelëve në këtë konflikt që filloi në mes të prillit dhe ka bërë më shumë se 4 000 të vdekur sipas OKB-së.
Ushtarakët ukrainas u goditën pranë qytetit të Çaçacias në rajonin e Luganskut që ka një central termik dhe në aeroportin e Donetskut ku forcat ukrainase dhe rebelët prorusë vazhdojnë të luftojnë prej muajsh.
"Rebeltë zhvilluan sulme me artileri në terminalin e ri", sipas të njëjtit burim.
Aeroporti ndërkombëtar në donetsk, teatër i luftimeve që prej majit dhe tashmë gati krejtësisht i shkatërruar, ishte ndërtuar krejtësisht i ri me rastin e kampionatit evropian të futbollit, Euro 2012./ATSH/








