Në një deklaratë për mediat UKT thekson se autobotet furnizoheshin me ujë në mënyrë të paligjshëm dhe më past tregtohej si ujë Selite.
"Janë arrestuar 10 persona pasi vidhnin ujin dhe e shisnin në mënyrë të paligjshme nga UKT dhe e tregtonin për ujë Selite, kundrejt pagesës 1000 lekë të reja. Sasia e ujit e marrë në mënyrë të paligjshme shkonte deri në 40 bote në ditë", nënvizon UKT.
Policia ka sekuestruar 8 automjete të cilat kanë qenë në formën e miniboteve për tregtimin e ujit të pijshëm, ndërsa ndalimi i tyre u bë në aksin rrugor Tiranë-Dajt në afërsi të ish-komunës Dajt.
Në përfunim të deklaratës UKT njofton se ujësjellësi i ka paralajmëruar herë pas here qytetarët e kryeqytetit se ky ujë nuk ishte i kontrolluar dhe nuk i ishte nënshtruar asnjëherë analizave.
Autoritetet ligjzbatuese kanë nisur hetimet për veprat penale të parashikuara nga nenet 158.159.180 dhe 181 te K.Penal.
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)