Ka përfunduar "Festivali Ndërkombëtar I filmit në Durrës" duke shpallur fitues të çmimit “Gladiatori i artë” filmin çek “Lidice” të Petr Nikolaev. Ka qenë vetë Kryebashkiaku Vangjush Dak, i cili ka dorëzuar edhe çmimin më të lartë të këtij eventi për autorët e filmit.
Përveç filmit “Lidice” me çmimin “Gladiatori” u nderua si aktorja më e mirë, Agata Kulescas për interpretimin e saj në filmin polak “Roza”. Ndërsa aktori më i miri u shpall Oliver Gourmet në filmin francez “Ministri”, ndërkohë që regjizori më I mirë shkoi për Pierre Scoeller.
Filmi slloveno-kroat "Natën e mirë zonjushë" i regjisorit Metod Pevec u shpall më i miri në seksonin "Botë Ballkanike", ndërsa realizimi kosovar i regjisorit Ekrem Kryeziu "Kodi i jetës" fitoi çmimin e publikut. Filmi serb, “Luanët e bardhë” i regjisorit Lazar Ristovski u nderua me çmimin "FIPRESCI".
Skenari më i mirë u konsiderua “Scialla”, film i skenaristit dhe regjisorit italian Francesco Bruni.
Sa i përket kategorisë së filmave të shkurtër të realizuar nga studentët shqiptarë “Bukuroshja e Durresit" iu dha regjisorit te ri kosovar Blerdi Malushi për filmin "Akropolis".
Gjithashtu në ceremoni u ndanë edhe çmimet e karrierës aktorëve të njohur të Teatrit të Durrësit, Nikolin Xhoja dhe Vera Urumi. Juria ndërkombëtare e këtij festivali është drejtuar nga aktori i njohur shqiptar Mirush Kabashi.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com