'Ule dorën se na q*ve nënën, o k*r..!', OPGJ-ja merr 400 Euro që të mbyllë çështjen! Policia e pezullon nga detyra

'Ule dorën se na q*ve nënën, o k*r..!', OPGJ-ja merr 400 Euro që të mbyllë çështjen! Policia e pezullon nga detyra

Ledion Ferzaj

Një qytetar nga Berati denoncon në “Stop”, OPGJ-në në këtë qytet, Ledion Ferzaj. Qytetari thotë, se zyrtari Ferzaj po e shantazhon me hetimin e një ngjarjeje, duke i kërkuar para që ta mbyllë.

Në Janar 2023 denoncuesi bashkë me shokun e tij sjellin 4 automjete nga Gjermania. Bashkëpronari i makinave, që jeton Gjermani ka mbajtur dokumentet origjinale të automjeteve.

Në momentin, që denoncuesi shet një automjet dhe pret dokumentet bashkëpunëtori i tij i bën bllok.

“Unë nuk e dija historinë e këtyre, ua dhashë me të drejtë të Zotit. Erdhi dikush që të blejë rimorkiot. Më pyet, i ke me dokumente? Po tha ai, por dua doganën. Marr shokun në telefon më tha do i nis, kam bërë çregjistrimin e targave etj. Ky më bëri bllok, ky shoku”, tha denoncuesi.

Denoncuesi ynë shkon tek e dashura e tij, për të kërkuar komunikim për dokumentet e makinës së shitur. E dashura e partnerit në biznes denoncon situatën në Policinë e Beratit.

“Ai nuk flet me asnjë të fisit, me asnjë. E vetmja gjë që flet ai, flet me një të dashur. Unë tani ngaqë kemi një cipë, burri kur thotë për një javë do vijnë dokumentet, kaloi një muaj, kam vajtur dhe i kam thënë që thuaji të më hapë telefonin se më ka bërë bllok. Mirë më thotë kjo mua. Më bëri denoncim mua pastaj sikur unë ofendoja atë. Pa pikë lidhje. Rashë në kontakt me Ledion Ferzaj, OPGJ-në e Beratit”, tha denoncuesi.  

Në këtë moment OPGj-ja, Ledion Ferzaj, shantazhon denoncuesin me burg, pasi ka edhe precedentë të mëparshëm.

“Doli vetë te dera. Më tha ka vajtur keq muhabeti. Ajo ka vajtur në prokurori”, shpjegoi denoncuesi.

Ledion Ferzaj: Prokurori i rrethit s’e ka bërë muhabet. Si është muhabeti i kësaj,- më tha. Dhe unë Ia shpjegoj. Me pak fjalë i thashë, “është çun i mirë, rob i këput, po pra për këtë pikë ujti edhe e ndihmojmë i thashë”… Ok!-tha. Të kishte qenë dikush tjetër, të betohem për atë ujë, ti s’ia hidhje dot deri në 2 mijë Euro do të kishin fut k*rin me bindje, se ne të dy hamë bukë me qofte, se jemi popull. Ata pa 150 Euro, 200 Euro drekën, s’ka shanse. Tashi hajde ta gjykojmë ne si të dush. Unë nuk të bëj as filozofin, as… se ti je çun, që rri rrugëve.

Denoncuesi tregon sesi i mori 100 mijë Lekë të vjetra poshtë jastëkut të mamasë së tij 84-vjeçare, për t’ia dhënë OPGJ-së.

“I thashë Ledio nuk kam, sa kam bërë vitin e babit, motrën e kam tani vitin. Ore se jemi njerëz të gjallë, të pish gjakun i thashë. Më la afat në 3 e gjysmë. 100 mijë lekë kishte mamaja nga pensioni. Mamaja e shtruar në spital, unë i thosha, mama ke lekë? Imagjino ku vete. Mami më thotë ke 100 mijë lekë te jastëku poshtë. Këto 100 mijë Lekë kam i thashë. Nuk bëhet fjalë më tha mua, çfarë t’i them prokurorit. Ledio donte një dorë. Dua të paktën 400 më tha mua”, u shpreh denoncuesi për “Stop”.

Ledion Ferzaj: Unë sa të kam psikologjis, je çun i shkathët, ke bërë burgun e botës. Të mbaroj unë njëherë! Ti je një rrotë k*ari, siç jam dhe unë vetë. Unë kam bërë karrierën e të tjerëve. Janë drejtora janë të tjerë, më thërrasin mua për letra, ti ke bërë burgun e të tjerëve. Më kupton? Tani ne jemi dy k*ra bosh dhe flasim…Ajo është p*dh rr*bshe…Dëgjo Ledion! Kjo tashi me letrat e tua, do, që të marri azil në Gjermani. Ka një video atje në dyqan, e ka si tip indicie dhe kjo përbën provë për gjykatën. O shoku! Ajo është një lloj femre, që e shfrytëzon situatën për të marrë azil. Më kërkonte mua llogari, kur po i merrja kallëzimin…Po kush je ti o, të q*fsha t’ë*më në p*dh..!

Por ky i fundit kërkoi 400 Euro, për ta mbyllur çështjen edhe te prokurori. Gjatë takimit, zyrtari i policisë tregon se boll ka punuar për karrierat e të tjerëve ndërsa merr Eurot duke kërkuar të bëjë kujdes.

Ledion Ferzaj: Tani ajo ka p*dh, se  do të lozë këtë muhabetin e asaj, do shkojë, do takojë burrin e huaj (prokurorin) do i them kështu-kështu, edhe iku ky rast. Kur të vijë ai nga Gjermania, kemi muhabete të tjera me atë. Tek ky rast, praktika e këtij rasti iku. Po deshe, po s’deshe, pastaj gjeje me të tjerë…

Denoncuesi: Po jo, mo, jo …Dakord, po kjo është çmenduri. Të vjen nga s’e pandeh…

Ledion Ferzaj: Është, s’është, ajo është p*dh motre.

Denoncuesi: O shefi! Ta mbaj një 50 Euro unë, se s’kam asnjë Lek?

Ledion Ferzaj: Ore pse? Ule dorën se na q*ve nënën! Ore ule dorën, se na q*ve nënën, o k*r m*ti! Budalla je ti? Mbaje, mbaje! Sa janë? 250 euro! Po je k*r, je idiot..!/tvklan.al

Pas pamjeve të publikuara, policia e Beratit ka vendosur që të pezullojë nga detyra specialistin për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, Nënkomisar Ledion Ferzaj. Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë, ndërsa AMP-ja ka nisur hetimi penal për këtë rast.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 10/05/2023 13:51

    Ky mostra duhet te dali para drejtësisë dhe te marre denimin e merituar

    Përgjigju
  • Arber: 10/05/2023 12:23

    Degradim total.TURP e FAQJA E ZEZE .Keta do luftojne krimin ? Ky nuk ka as inteligjencen minimale te nje krimineli.Me ngjan me nje roje parcele hashashi qe ben pazar per kilen e kanabisit." Kjo eshte policia qe duam" e mbaj mend kush e ka thene dhe e ka bere realitet .

    Përgjigju
  • XHA JAHO: 10/05/2023 08:00

    Ky plera qekur ishte te komisariati numer 2 qe me kujtohet keto 400 eurot i kishte per kafe mengjezi. duhwt jo pezullim por ndalim dhe burgim per kete te pafytyre.Fjalori le shume per te deshiruar .As nuk i shkon kjo lloj gjuhe ketij. Ky si froco.

    Përgjigju
  • Une: 10/05/2023 07:41

    Nese do ishte ndonje punonjes i institucioni tjeter policia do e kishte arrestuar, por ne shqiperi jetojm

    Përgjigju
  • Soni: 10/05/2023 04:52

    Kanceri i këtij vendi është policia. Kriminela

    Përgjigju
  • www.vistarank.com: 10/05/2023 01:35

    Fjalori qe perdorte polici me lot .

    Përgjigju
  • Meri: 09/05/2023 22:51

    Këta persona idjota,të pa moralshëm,të korruptuar,punojnë në istituzione shtetërore ???

    Përgjigju
  • Gripi: 09/05/2023 22:08

    Po ndonje arestim direkt apo ce deshe? Ju vdiq tjetri ne komisariat per nje tapet dhe nje pale atlete. Apo keta kriminel me uniforme nuk paraqesin rrezikshmeri? Reforma ne drejtesi dhe vetingu duhet te fillojne nga OPGj si hallka me e qelbur e sistemit.

    Përgjigju
  • Polic #: 09/05/2023 21:48

    Si puna e Ledios janë të gjithë zëvendësdrejtorët e policisë kriminale në qarqe.

    Përgjigju
    • Shkodrani: 09/05/2023 23:34

      E kishe fjalen per ate te Shkodrës? Per Hajrush kucken ???

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan