Ulen eksportet e mallrave me 4.1% në 11 muaj, dyfishohen importet

Vlera e mallrave të eksportuara në 11 muajit të këtij viti është në rënie. Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet e mallrave në 11 muaj kanë rënë me 4.1%. Ndërkohë për të njëjtën periudhë janë dyfishuar importet, vlera e të cilave arriti në 593 miliardë lekë.

 

Ulja e eksporteve ka qenë e dukshme edhe në tremujor, pasi sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e tretë të vitit ulja e eksporteve ishte në nivelin e 9,1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 8,6 %, në krahasim me Tetor 2019.

Në total në 11 muaj eksportet kanë arritur në 277 mld lekë, duke u ulur me 4,1 % dhe në fund të tremujorit të tretë arritën vlerën 25 mld lekë, duke u ulur me 9,1 %. 

Ashtu si edhe vitin e kaluar Shqipëria mbetet një vend importues, pasi në 11 muaj të këtij viti importet e mallrave arritën vlerën 593 mld lekë, ose dyfish më të larta se vlera e eksporteve. 

Ndikimin më të madh negativ në uljen e eksporteve në 11 muaj e ka dhënë grupi i “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,7 %, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,6 %, “Tekstile dhe këpucë” me -1,6 %. 

Ndërsa ndikimin më të madh pozitiv e dhanë grupet e Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,1 %,“Ushqim, pije, duhan” me +1,0 %, “Produkte kimike dhe plastike” me +0,5 %. Shqipëria vijon të importojë energji elektrike në nivel tepër të lartë ku në 11 muaj rritja vjetore e importit të energjisë elektrike ishte me +1,8 pikë përqindje.

Tregtinë më të madhe në këtë periudhë Shqipëria e ka pasur me Kosovën, Gjermaninë dhe Kinën, ndërsa importet më të mëdha i ka pasur me Turqinë, Kinën dhe Greqinë.
 

r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen