Ulen gjakrat, Franca kthen ambasadorin e saj në Itali

Ulen gjakrat, Franca kthen ambasadorin e saj në Itali

Salvini dhe Macron

Ambasadori i Francës në Itali, Christian Masset pritet të kthehet në Romë këtë të premte. Franca tërhoqi përfaqësuesin e saj diplomatik në Itali më 7 shkurt, pas kritikave që politikanët italianë i bënë qeverisjes franceze.Lajmi u njoftua nga ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian, i cili në një intervistë për 'Corriere Della Sera' tha se amabasdori francez do të kthehet shumë shpejt në Romë.

Vendimi për tërheqjen e tij nga ambasada franceze në Romë u mor pas sulmeve të vazhdueshme të politikanëve italianë ndaj qeverisë franceze ndërkohë që kjo e fundit në reagimin e saj zyrtar tha se deklaratat e tyre ishin të turpshme dhe të pabaza. “Franca ka qenë, për disa muaj shënjestër e sulmeve të pabaza dhe deklaratave të turpshme”

Partitë e koalicionit qeverisës në Itali, e kanë sulmuar vazhdimisht presidentin francez, Emmanuel Macron duke akuzuar Parisin për varfërinë në Afrikë për shkak të politikave për emigantët dhe nxitjen e migrimit nga i gjithë Mesdheu drejt Italisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan