Ulen me 11 mln € të ardhurat nga sigurimet! Eksperti: Përveç papunësisë nga pandemia është rritur informaliteti në paga

87 mijë persona dolën të papunë gjatë karantinës dhe jo të gjithë i janë rikthyer tregut të punës. Kjo faktohet nga të ardhurat në rënie tek kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore që prej muajit mars të këtij viti.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në 10 muaj janë arkëtuar nga sigurimet shoqërore e shëndetësore 80.4 miliardë lekë ose 11 milionë euro më pak se në 2019, duke dëshmuar rritje të numri i të papunëve. Një rënie e tillë e të ardhurave përllogaritet në 92 mijë kontribuues më pak se një vit më parë. Një e dhënë e tillë nxirret nga përpjesëtimi i të ardhurave të munguara me kontributin prej 14.800 lekë që paguhet për një pagë mesatare që në vend arrin në 53 mijë lekë. Eksperti për ekonominë Fatos Çoçoli thotë për Report TV se përveç largimeve nga puna, rënia e të ardhurave lidhet edhe me rritjen e informalitetit në deklarime në rroga.

“Kemi edhe një tendencë që për të paguar më pak detyrime të sigurimeve shoqërore lidhet një marrëveshje mes punëdhënësit dhe punëmarrësit, ku thuhet që për efekt të pandemisë nëse deri më tani kemi deklaruar 60 mijë lekë në muaj do të deklarojmë 40 mijë lekë dhe pjesën tjetër do ta jap pa u kuptuar, për efekt që të paguhet më pak. Kjo po ndodh”, thotë eksperti.

Kjo rënie e të ardhurave nga kontributet cenon edhe skemën e pensioneve.

“Skema e pensioneve është në deficit dhe për fatin tonë ende nuk ka hyrë në kolaps. Do të cenohet për shkak se kontributet janë në rënie, por mendoj se do të përballohet kjo pjesë, por do të rëndohet borxhi publik dhe deficiti i buxhetit të shtetit”, sqaron eksperti Çoçoli.

Po ashtu në rënie me 97.2 milionë euro janë edhe të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, pasi  deri në tetor janë mbledhur 28.4 miliardë lekë, nga 40.4 miliardë lekë që u mblodhën në 2019. Edhe ky një tregues i faktit që papunësia është në rritje. Por të dhënat e sakta se sa është numri i të papunëve në 9 muaj do të bëhen publike më 10 dhjetor nga Instituti i Statistikave, pasi do të publikohet Anketa Tremujore e Forcave të Punës, ku nuk përfshihen punonjësit informal.

“Jo të gjithë ata punonjës të regjistruar si të punësuar që u larguan në muajt mars-maj për shkak të pandemisë nuk janë rifutur në punë. Edhe pse kemi një paketë që i nxit me paketa nga shteti për çdo të rimarrë për të larguarit nuk janë rikuperuar të gjithë. Këtu është edh mungesa e parave sepse këto kontribute nuk u dhanë për një periudhë të konsiderueshme. Fakti që ke më pa të ardhura nga sigurimet është fakti që ata dolën dhe nuk u paguan detyrimet”, shprehet Çoçoli.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton