Ulen me 20% eksportet dhe 3.9% importet, Instat: U rrit deficiti tregtar, shkak rënia e euros! Fansonët, ndërtimi e energjia ndikuesit kyç

Zhvlerësimi i euros dhe rënia e çmimeve në tregjet botërore të produkteve, ka ndikuar në treguesit e eksport/importit për muajin prill, krahasuar me një vit më parë, duke qenë se Shqipëria, kryen pjesën më të madhe të shkëmbimeve tregtare me vendet e Eurozonës.

Në raportin e publikuar nga INSTAT mbi tregtinë me jashtë gjatë prillit rezulton se eksportet e mallrave arritën vlerën 34 miliardë lekë, duke pësuar ulje me 19.2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022 dhe me 19.3 %, në krahasim me marsin e 2023-shit.

Me rënie rezultojnë edhe importet e mallrave që në total përllogariten në 75 miliardë lekë, me një ulje 3.9 %, në krahasim me vitin e kaluar dhe me 7.1 %, në krahasim me mars 2023. Sipas raportit, defiçiti tregtar është zgjeruar, ku gjatë prillit arriti në 41 miliardë lekë, me një rritje 14.1 %, krahasuar me prill 2022 dhe me 6.4 %, në krahasim me mars 2023.

Tkurrjen më të fortë në eksporte e kanë materialet e ndërtimit dhe metalet, ndikuar nga rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare ndjekur nga grupi i mineraleve, lëndët djegëse dhe energjia elektrike. Renie ka pasur edhe për grupin e tekstileve dhe këpucëve. Fasonët ishin ndër të parët që raportuan goditjen e fortë nga zhvlerësimi i euros, pasi kontratat e tyre të nënshkruara përpara një viti përfshinin një tjetër nivel kursi.

Edhe grupi i makinerive dhe pjesëve të këmbimit që pati zgjerim të fortë në tremujor, ka ardhur në ngadalësim gjatë prillit. Eksporti i produkteve ushqimore ndërkohë pati një rritje të lehtë, vetëm 0.2%. Eksportet, gjatë këtij katërmujori janë ulur me -3,4 %, krahasuar me një vit më parë.

Si 4 mujor eksportet e mallrave arritën vlerën 156 miliardë lekë, duke u ulur me 3.4 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 283 miliardë lekë, me ulje 0.8 %, krahasuar me 2022. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen e eksporteve, janë “materialet e ndërtimit dhe metalet”, “produktet kimike e plastike” dhe “minerale, lëndët djegëse, energji elektrike”. Ndërsa, pozitivisht kanë ndikuar grupet “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” dhe “ushqime, pije, duhan”.

Në këto katër muaj Shqipëria ka eksportuar më pak mallra drejt Italisë, Gjermanisë dhe Kinës, ndërsa kemi pasur rritje të eksporteve me Greqinë, Kosovën dhe Spanjën.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi