'Ulën të mbathurat në sy të vajzave'/ Fatos Nano tregon se si u përjashtua nga shkolla për arsyen më banale

'Ulën të mbathurat në sy të vajzave'/ Fatos Nano tregon se si u përjashtua nga shkolla për arsyen më banale

Ish- kryeministri Fatos Nano ka rrëfyer një moment që është shënjuar në mendjen e tij, në kohën kur ishte student në gjimnaz.  Bëhet fjalë për momentin e përjashtimit nga shkolla dhe se si u detyrua që të punonte në Uzinë.

Nano: Po bënim orën e fizkulturës. Profesor ka qenë kampioni i atletikës Besim Qyqe. Dhe mbrapa gjimnazit “Sami Frashëri”, nuk di nëse ekziston akoma ajo copë oborr aty, ishte gropa e rërës dhe po kërcenin vetëm djemtë, vajzat ishin në palestër. Ne merrnim vrull në cep të murit, kërcenim në gropë dhe bënim xhiron mbrapsh. Në një nga këto xhiro, në cepin e murit, unë dhe shoku im që ishte familje e persekutuar, daja e tij ishte një nga eksponentët e një nga firmat më të mëdha farmaceutike të kohës. Vemi bëjmë ujët, siç bënin djemtë. Profesori pezullon orën, na merr siç ishim me veshje sportive dhe na çon direkt në zyrën e nëndrejtoreshës. Dhe i thotë: Këta, hoqën të mbathurat, nxorën ato që s’duhen nxjerrë dhe filluan ta tundin para gocave të shkollës. Gjë që nuk ishte e ëvrtetë. Njeriu atë gjë e bën fshehurazi. Unë kam pasur një lloj dinjiteti edhe në gjimnaz. Nuk i nënshtrohesha urdhrave pa kuptim, mund të ketë qenë me këtë idenë: t’ia ulim kokën tij.

Ndërkohë në atë periudhë ishin kapur duke përgjuar banjat e vajzave katër çuna të tjerë nga klasa të tjera. Kishin shpuar brima në tavan dhe u kapën, u përjashtuan. U bashkuan të dy grupet dhe ne u shitëm në opinion sikur kishim bërë këtë gjë të pamoralshme. Dhe na çojnë nga shkurti deri në qershor në uzinën “Partizani”. Mua më futën në repartin mekanik, ku kujdestar ishte sekretari i partisë së reaprtit, i cili më priti me këmbët e para , dhe fillova të mësoj rondelet…

Gazetari: Punoje realisht, 8 orë në ditë?

Nano: Po po, dhe na dhanë të drejtën të jepnim provimet për gjithë semestrin e dytë. Kishte një dajë ky shoku im, që ishte mësues matematike dhe fizike. Bëmë disa mësime më të dhe unë i mora të gjitha provimet 10. Kur u ktheva, mësueset u thonin të tjerëve: Ja duhet të shkoni të gjithë atje, shiko si kanë ardhur këta? Kjo e gjitha krijonte pakënaqsi.


Lajmi kryesor:

Rrëfimi i Nanos: Berisha politikan që do konfliktin! Pa të Shqipëria do të ishte zhvilluar më shumë! Ishte kafshë politike, pas 21 janarit mbeti vetëm 'kafshë'


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm