Ulet 1 lek çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë për vitin 2025! Rama: E para pas 35 viteve! E mirëmenduar e konsultuar dhe me ekspertë ndërkombëtarë

TIRANE-  Enti Rregullator i Energjisë i dha sot (8 janar 2025) dritën jeshile uljes së çmimit të energjisë me 1 lekë për kilovat, që në një përllogaritje vjetore, sipas qeverisë, kursehen 100 euro në vit për familje. Për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 kW/h në muaj, çmimi do të jetë 8,5 lekë për kilovat për orë pra 1 lekë më pak. Ndërsa për ato familje që konsumojnë më shumë se 700 kilovat, çmimi do të jetë 9,5 lekë për kilovat për të gjithë energjinë e konsumuar.

Për kryeministrin Edi Rama është jo vetëm një moment krenarie i qeverisjes së tij, por një hap historik për vendin.

Kjo është ulja e parë e çmimit të energjisë elektrike në këto 35 vite. Kjo na mbush me krenari po të marrim parasysh çfarë humnere e kemi nisur ngjitjen.  Ulja është në kundërtendencë të plotë me rajonin e kontinentin ku jetojmë ku çmimet e energjisë jo vetëm janë rritur por dhe janë të kërcënuar nga rritje të tjera. ' tha Rama në një konferencë për median krah zv/kryeministres Balluku menjëherë pas vendimit të ERE-s.

Sipas zv/kryeministres, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nga kjo masë pritet të përfitojnë 1 milionë e 70 mijë abonentë, ose gati 95 përqind e konsumatorëve familjarë.

Kryeministri garantoi se kjo masë është tërësisht e mirëmenduar dhe mbështetur në ekspertizën e brendshme dhe ndërkombëtare

"Natyrisht që kjo masë është një masë më shumë sesa e mirë menduar, e diskutuar gjerësisht në të gjitha nivelet me ekspertizën e brendshme dhe me ekspertizë ndërkombëtare' tha Rama. 

Arritja deri në këtë fazë, që ndihmon ndjeshëm ekonominë familjare, për kreun e qeverisë është fryt i përpjekjeve dhe reformave të marra në 10 vjeçarin e fundit, me qëllimin madhor që Shqipëria jo vetëm sovrane plotësisht për energjinë, por të kthehet në një fuqi ekportuese

"E bazuar në projeksionet e planit tonë strategjik për sovranitetin e plotë energjetik dhe kthimin e Shqipërisë në një eksportues neto të energjisë brenda mandatit tonë të katërt dhe sigurisht duke pasur parasysh edhe parimin e shpallur botërisht të qeverisë sonë për të ndarë me qytetarët frutet e reformave e dhimbshme" tha Rama. 

"Shqipëria është një vend tjetër'  nënvizoi ai ndërsa evidentoi se 'Piku tashmë nuk është vetëm për Vit të Ri, por dhe në periudhën e verës, e dhjetor janar” dhe "humbjet teknike kanë zbritur në nivelin e 17.9 përqind, arkëtimet janë në nivelin maksimal'

'Rritja e konsumit të energjisë me këto përmasa tregon rritje të ekonomisë, të kapaciteteve në të gjitha shtresat për konsum të energjisë' tha Rama

Synimi, sipas kryeministrit Rama është që Shqipëria të arrijë në 30% të prodhimit të brendshëm të energjisë nga burime alternative.

Sot Shqipëria 10% të prodhimit të saj e ka nga dielli. Kur ne hymë në këtë fazë ishte zero. Që do të thotë në total do të arrijmë objektivin e 30 % të prodhimit të energjisë totale nga burime të tjera përveç ujit, kam parasysh diellin, kam parasysh dhe 300 megavat energji ere që janë projekte tanimë ta futura në proces.

Në kuadër të investimeve në sektorin e energjisë, Rama paralajmëroi firmosjen e një marrëveshje të rëndësishme për Shqipërinë.

Së shpejti në javën e ardhshme, bashkë me zëvendëskryeministren dhe së bashku me një delegacion në do të shkojmë në Abu Dhabi për një tjetër moment historik jo më të Shqipërisë si Shqipëri për konsumatorët e vet, por Shqipëri si aktor i energjisë në nivel evropian.

Në Shqipëri energjia elektrike historikisht ka qenë e bazuar në burimet hidrike, por po kërkohen të shfrytëzohen dhe burimet e tjera. Sipas Kryeminisrit Rama, nga investimet e nisura “kemi 1300 megavat energji diellore, 1.3 giga. Që do të thotë në total do të arrijmë objektivin e 30 përqind të prodhimit të energjisë totale nga burime të tjera përveç ujit, kam parasysh diellin, kam parasysh dhe 300 megavat energji ere që janë projekte tanimë të futura në proces”.

Kryeministri nënvizoi se aktualisht Shqipëria është në vend të parë në rajon për prodhimin e energjisë nga dielli, me 196 megavat, ndërsa Serbia e cila është në vend të dytë, prodhon nga impiantet fotovoltaike 51 megavat.

Ulja e çmimit të energjisë elektrike është premtuar nga kryeministri Edi Rama gjatë vitit 2024 gjatë takimeve me pensionistët.

Ky vit është vit elektoral, pasi më 11 maj do të mbahen zgjedhjet parlamentare. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:30
'Shokon, trondit...' Rama kritikon mediat për titujt: Çmendet dynjanë, sikur jetoni me bomba poshtë krevati

Kryeministri Edi Rama kritikoi mediat lidhur me titujt

“Në këtë epokë të leximit të titujve titujt bëhen të atillë që s’kanë lidhje me përmbajtjen. Shokon filani, hedh bombën fisteku. Çmendet dynjanë. Hedh bombën, shokon, trondit. Thotë njeriu sa vetë janë vrarë. Kur hap del një karagjoz që ka thënë një fjalë të pistë dhe thoni ka hedhur bombën. Shokon, trondit, e bombë po nuk ju dolën 80% e atyre që hidhni ju në youtube hajdeni ta diskutojmë. Ça është ky muhabet, sikur jetoni me bomba poshtë krevati.

Ora 13:24
Rama afron bonusin e pranverës për pensionistët: Do e marrin që në shkurt! Nuk do presin të mbarojmë zgjedhjet ne

Kryeministri Edi Rama në konferencën me gazetarët mbi uljen e çmimit të energjisë elektrike, tha se kjo dhe rritja e bonusit të pensioneve nuk është për fushatë elektorale. Më tej shton se bonusin e pranverës, pensionistët do e marrin që në shkurt dhe nuk kanë pse presin të mbarohen zgjedhjet.

Më herët ishte parashikuar që bonusi i pranverës të lëshohej gjatë muajit shkurt, mirëpo kryeministri lajmëroi sot afrimin e datës së dhënies së bonusit.

'Nuk do presi as ekonomia të mbarojë zgjedhjet dhe të marri atë që i takon. Pensionistët nuk do presin të mbarojmë zgjedhjet ne, do e marrin që në shkurt. Se si e mendojnë ata që mendjen e kanë mbrapsht kjo është festa e madhe e demokracisë. Kështu që nuk kam asnjë shqetësim. Nëse i referoheni arkivave, para disa muajsh e kam thënë prisja që ministra e Energjisë të bënte projeksionet për uljen e çmimit.'

Ora 13:16
Ulja e çmimit të energjisë për fushatë? Rama: Nuk më intereson se çfarë thonë! Mbi 1 mln konsumatorë do paguajnë më pak

Kryeministri Rama iu përgjigj pyetjes së gazetares së Report Tv Raziela Myslmiaj nëse ulja e çmimit të energjisë elektrike ka të bëjë me afrimin e fushatës elektorale. Nga ambientet e OSHEE-së, Rama thotë se gjithmonë ndaj tij sa herë bën diçka njerëzit flasin. Por kjo shton ai nuk do e ndalojë atë të bëjë gjëra në dobi të 1mln konsumatorëve të energjisë elektrike.

'Nuk kam asnjë detyrim ti mbush mendjen askush që e ka të mbushur mbrapsht. Edhe as nuk më intereson se e di që jetojmë në demokraci dhe thonë ç’të duan, për çdo gjë që kam bërë dhe do bëj do thonë. Nuk më intereson. Mbi 1 mln konsumatorë abonentë do paguajnë një çmim të ulur të saj falë një suksesi kuptimplotë në një rrugë nga humnera në majën e Shqipërisë 2030. Thanë që edhe bonusi i pranverës elektoral. Vetëm jam një qenie elektorale. Ajo që më shqetëson është që pensionistët do marrin bonus tjetër. rritjen e duam ta kemi gjithëpërfshirëse.

Të marrin pjesë nga kjo rritje. E vërteta që asnjëherë për asnjë arsye qysh kur kam bërë garën e parë elektorale, nuk kam përdorur elektoralisht instrumenta financiar të funksionit që mund të ktheheshin në problem për financat afat mesëm afat gjatë. Bëhen aty për aty. Bonuset janë aty për të qëndruar dhe bonusi i pranverës, si rezultat i projeksioneve të ekonomisë. Uljet e energjisë janë aty për të qëndruara. 11 janarin e lidh me festën e Republikës.'

 

Ora 13:08
Javën tjetër Rama në Abu Dabi, firmoset marrëveshje trilaterale mes Emiratave të Bashkuara - Italisë e Shqipërisë për linjën e transmetimit nënujor

Javën e ardhshme Shqipëria do të firmosë një marrëveshje trilaterale mes Emiratave të Bashkuara  - Italisë e Shqipërisë për linjën e transmetimit nënujor.

Marrëveshja do të firmoset javën e ardhshme në Abu Dabi. Lajmi u zbulua nga kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku në konferencën me median për uljen e çmimit të energjisë.

Edi Rama: Marrëveshje trilaterale që do të vendosë themelet e Shqipërisë aktor në politikën energjetike europiane në dekadën e ardhshme por për dekadën e ardhshme do jua lëmë juve që administroni, e ta bëni bukur sic bëni punën tuaj'

Belinda Balluku: “Nga data 15 do të kemi një marrëveshje trilaterale mes Emiratave të Bashkuara  - Italisë e Shqipërisë për linjën e transmetimit nënujor. Atëherë mund të themi që Shqipëria do të jetë kontributore në linjat e transmetimit europiane”

 

Ora 13:03
Sovraniteti energjitik i Shqipërisë, Rama: Nuk është më ëndërr! Edhe sikur bota të kthehet përmbys, do kemi energjinë tonë

Edi Rama foli në konferencën nga OSHEE për uljen e energjisë elektrike, se Shqipëria do kthehet në një vend sovran energjitik. Rama thotë se shitja e energjisë jashtë vendit nuk është më ëndërr as vizion. Më tej tha se nga sovraniteti Shqipëria do përfitojë pasi nuk do jetë më e varur nga krizat në botë. 

'Flasim për shtresën e mesme. Ajo mbi 700 këh  një pjesë e vogël që do vazhdojnë të paguajnë 9.5. të gjithëve më periudhën para konsolidimit, ju merreshin sa ci merreshin sot biznesit, 13.5 lekë. Iu merrej të gjithë qytetarëve dhe shtresës së mesme. Pa e ditur fare se ç'a kanë parasysh. Sot është një ditë domethënëse për mua personalisht, materializimi i një rezultati që nuk është rezultat i një veprimi, por i një morie veprimesh dhe ndërveprimesh që sjell në këtë pikë. Natyrisht që sektori ka nevojë për investime të tjera. Ne, kur e thosha në fillim, ata që nuk dinë se ç’thonë, skërmiteshin ça është ky sovraniteti energjitik. Është që sikur bota të kthehet përmbys Shqipëria do ketë energjinë e vet për çdo ditë të vitit, me ujë pa ujë, me shi pa shi.

Nuk do varet nga askush, se ça ndodh jashtë kufijve. Do shesi jashtë, ky është sovraniteti. Nuk është ëndërr. As një vizion afatgjatë. Po është një horizont që duket me sy dhe që përfshin kohën brenda mandatit tonë të katërt. Përtej kësaj, ne do hedhim hap në vijim me një marrëveshje trilaterale, që do vendos themelet e Shqipërisë, aktor në politikën energjitike europiane në dekadën e ardhshme. Por do ua lëmë juve ta administroni.'

Ora 12:56
Ulja e çmimit të energjisë, Rama: Përfitojnë 1 mln konsumatorë! E gjetëm këtë sektor në katastrofë të nivelit botëror

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot uljen e çmimit të energjisë elektrike për konsumin deri në 700 më. Rama e cilëson si një arritje historike këtë ulje të energjisë që nuk ka ndodhur kurrë këto 35 vite. Ai shton se nga kjo ulje përfitojnë 1 mln konsumatorë, ndërsa rritet mbrojtja për qytetarin.

'Mendoj se është dita për tu fokusuar tek një fakt historik si ulja e çmimit të energjisë. E përsëris në 35 vite që kur ndryshoi forma e qeverisjes nuk u ul kurrë çmimi i energjisë. Vetëm është rritur. Theksoj që ne e kemi gjetur sektorin në një katastrofë të nivelit botëror, të krahasueshme me vende ku nuk e dimë ku janë. Nuk kishte lidhje me Evropën ku jetojmë. Niveli i humbjeve për shkak të vjedhjeve haptazi ditën për diell me bekimin elektoral, edhe me ndihmën e injorancës së paaftësisë qeverisëse shkonte 50%. Tek ai 51% i pjesës që nuk hyn tek humbjet nga vjedhjet dhe nga kaosi i menaxhimit vetëm 65%  paguanin. Tjerët e merrnin energjinë po nuk paguan.

Kishte një fashë medemek mbrojtëse. Fashë kaosi, futeshin shumë revolucionarë me tesera partish në pushtet që ndanin katet e vilave dhe paguanin sipas katit. Dhe ajo fashë mbronte pak më shumë se 100 mijë konsumatorë. Sot kategoria që përfiton është mbi 1 mln konsumatorë. 10 herë më e madhe është mbrojtja dhe përkujdesja që i jep qeveria dhe sektori publik qytetarit. Një pension minimal plus nga ulja e çmimit. Që për pensionistët është e madhe, kjo qeveri çdo vit paguan drejt për drejt në faturën e tyre të energjisë mbi 20 mln euro. Ja derdh OSHEE-së dhe i thotë këta në faturë kanë këtë kompensim.'

Ora 12:49
'700 +1 kWh', ja si paguhet fatura e çmimit të energjisë elektrike

Ministrja e Energjetikës Belinda Balluku tha se nuk kemi të bëjmë me një faturim me fasha por me faturim konsumi

Por çfarë do të thotë

Kemi një faturim me dy kategori konsumi

Kategoria e parë është nga 1 – 700 kWh në muaj do të paguajë 8.5 lekë për kWh

Nëse do të kalojnë në 701 kWh e gjithë fatura do të paguhet me çmimin 9.5 lekë kWh KWh

‘Nuk është faturim me fasha, por faturim me konsum’ sqaroi ministrja e Energjetikës

Konsumimi mujor I abonentëve nga 0  -  700 kWh është 1070 000 ose 95% e kontratave

120  874 konsumatorë konsumojnë  201 – 300 kWh

Ora 12:30
Ulja e çmimit të energjisë elektrike, Rama: Për 3 vite do e bëjmë Shqipërinë vend me sovranitet energjitik

 

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në ambientet e OSHEE-së çmimin e ri të energjisë elektrike që do ulet në 8.4 lekë nga 1 shkurti deri në 31 dhjetor 2025. Rama u shpreh se u deshën disa vitesh reformash që Shqipëria të arrijë në këtë vendim sot për uljen e energjisë elektrike.

Megjithë burimet natyrore, Rama thotë se Shqipëria nuk është ende një vit sovran, teksa thekson se për 3 vite do jemi një vend i tillë me fuqi eksportuese të energjisë në vendet europiane. 

'Sot flasim për mbi 300 mgë prodhim që bazohet te politika jonë e mbështetjes për diversifikimin e portofolit për kthimin ë Shqipërisë në eksportues neto të energjisë. Ka 500 mw. Por më e rëndësishme, sot në kanalin e investimeve që janë të pritshme bazuar në aplikimet e reja kemi 1300 mw energji diellore. 1.3 giga. Që do të thotë në total do arrijmë objektivin e 30% të prodhimit të energjisë totale nga burime të tjera përveç ujit. Kam parasysh diellin dhe 300 mw energji ere. Projekte tanimë të futura në proces. E rëndësishme për faktin që ndryshe nga çthonë ata që nuk dinë ç’thonë dhe që rrokanisin kokën e opinionit publik me teorinë që ne kemi energji për vete.

Në vitet e mira hidrike mbulojmë vetëm 75% të nevojave. Prandaj nuk jemi sovran akoma. Por ama sot jemi 3 vite larg të sovranitetit energjitik. 30% të volumit të përgjithshëm që na duhet për të kompensuar. Plus riciklimin hidrik të energjisë së pompimit që po e zbatojmë në Shqipëri në bashkëpunim me 7 kraftin për Devollin do na bëjnë të jemi sovran. Në vite jo të mira hidrike e kemi 65% prodhimit. Jemi të varur nga krizat. Sot u themi shqiptarëve, u deshën vite por ne ja dolëm të themi që ata shpenzojmë deri 700 kwh do kenë një ulje. Mos harroni në 2019, mbyllja e fazës së parë për sovranitetin energjitik. Konsumi më i lartë i vitit ishte 21 mln kwh, në natën e vitit të ri. Sot 22mln kwh është normaliteti. Në pikë shkojmë 28 mln. Dhe piku nuk e kemi më për vit të ri, por edhe në periudhën e verës për rritjen e turizmit. Edhe në dhjetor-janar. Shqipëria është një vend tjetër', tha Rama.

Ora 12:24
Ulja e çmimit të energjisë, Rama: Falë reformave, kemi lënë prapa çdo vend të rajonit për prodhimin e energjisë solare

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në ambientet e OSHEE-së çmimin e ri të energjisë elektrike, e cila nga 1 shkurti do ulet në 8.4 lekë për ata që konsumojnë deri në  700 këh. Rama thotë se falë reformave në sektorin energjitik Shqipëria ka lënë mbrapa çdo vend të rajoni për prodhimin e energjisë solare. 

'Po përsëris fakte që nuk dalin zakonisht se portalet dhe ekranet janë më të interesuara për spektaklin e gjysmë vërtetave dhe thertoren publike të gjithë personazheve publikë. Shqipëria sot falë politikës sonë në fushën e energjisë, falë masave komplekse me shtrëngimin e një hapësire tërësisht të shqyer që gjetëm ku gjysme nuk e paguante dhe e vidhte. Falë incentivave, jo vetëm e para në rajon për vetë prodhimin e energjisë solare, por me distancë nga i fundit. Prodhojmë 169 mgë energji elektrike nga subjekte private familjare.

Në vendin e dytë Serbia me ¼  e prodhimit. Pastaj Kosova, Mali i Zi, Maqedonia janë bashkë. 3 vjet politikë në kulmin e sfidës nga kriza e madhe që prodhoi në gjithë sektorin energjitik lufta në Ukrainë. Sot Shqipëria 10% të prodhimit të saj e ka nga dielli. Kur ne hymë në këtë fazë e kishte zero. Sot e ka 10%', thotë Rama.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besa: 08/01/2025 19:30

    Ka bashki që kanë mbi 50% humbje, që në të vërtetë përkthehet vjedhje, të energjisë. Kush e paguan atë?! Neve e paguajmë, ne që paguajmë dritat dhe këta bëjnë gjoja se na e ulën çmimin!!

    Përgjigju
  • Mondi: 08/01/2025 16:23

    Mos u shqetso fare oo vesh gjat per 1 lek se do jau ngresh prap sa te fitosh zgjedhjet me 3 lek , po ku ishe tash 12 vjet ne qeveri pse snaj ule qmimet po i ngrejtet gjdo gja , kini kujdes se do na rrjepe dhe 4 vjet po fitoi perseri ky vesh gjati , te provojm rinin e parti te reja.

    Përgjigju
  • Lali e di ti: 08/01/2025 15:52

    Shume e vogel e pamjaftueshme.tallje leshi me pensionistet shtresen me te drejte te shoqerose tone. Tja kishe ul te pakten 5 leke do quhej ulje. Po ja ul me 1 lek dhe ja takson nga ana tjeter. Ule me 5 lek o mret.

    Përgjigju
  • Qytetari: 08/01/2025 15:43

    Faleminderit o mbret, na kurseve nje pice ne muaj.

    Përgjigju
  • E.D: 08/01/2025 15:18

    O Ed Rama 8 lek e ke ul energjin,as 30 lek në ditë e maksimumi 700 lek në 1 muaj.Ti nga un jo votë që nuk mer por dhe ato 50 vota diaspore që ju a kam sjell nënpunësve tuaj fo ju a kthej kundra.Keni detyru nënpunës,msues,drrejtor për të tju sjell listën me emër mbiemër nr cel e vendqëndrim në diaspor.50 vota nga un i ke kundra o robqim o kriminel

    Përgjigju
  • Gjergj: 08/01/2025 14:59

    Ata qè thonè se ky kryeministèr èshtè mashtrues dèshtak, nuk kanè plotèsisht tè drejtè. Çmimet i ul ky, bagètinè na e shumon, edhe fèmijèt na i gèzon. Njerèzia,ço ku vdes rrugève, pa strehè e pa ushqim por kèto janè gjèra qè nuk i bèn ky vetè. I bèjnè ata tè tjerèt,,qè ky i zgjedh vetè por kur ia merr SPAK pastaj,,thotè,,,hanin dardha pas shpinès sime. Èshtè i zgjuar ky ore,,nuk ia ha qeni shkopin.

    Përgjigju
  • Qytetari: 08/01/2025 14:18

    Duhet te merren masa qe faturat e energjisë elektrike ti shkojne qytetarit ne shtepi deri tashti nuk ka ndodhur

    Përgjigju
  • Lefter: 08/01/2025 12:43

    Bravo PS rofte Edi Rama

    Përgjigju
  • shkoder: 08/01/2025 12:41

    Faleminderit qe po i qin ma rradhe tash .

    Përgjigju
  • Lui: 08/01/2025 12:24

    Z. Kryeministër, kjo është një nismë shumë e mirë, por e pakonsiderueshme. E pakonsiderueshme sepse bëhet fjalë për më pak se 10 mijë lekë të vjetra në muaj kursim për shtëpi, që i bie fiks 300 lekë të vjetra në ditë. Mendoj, biles mund të them që kam bindjen që Shqipëria është nga ato vende që disa produkte mund t’ia ofrojë me kosto pothuaj 0 popullatës. E kam fjalën për energjinë elektrike, për karburantet dhe për ujin duhet të jenë pothuaj në 0 lekë. Megjithatë si nismë është për tu mirëpritur kjo ulje e çmimit me shpresën që mund të pasohet nga nisma të tjera për të mirën e të gjithëve!

    Përgjigju
  • Genc: 08/01/2025 12:24

    Falemnderit dhe pune te tjera te mbara!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur