Klubi shkodran e ka konfirmuar vendimin këtë të enjte përmes një njoftimi zyrtar, duke bërë të ditur se palët kanë mbyllur bashkëpunimin.
Vllaznia ka falënderuar teknikun për punën dhe angazhimin e tij gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës, ndërsa i ka uruar suksese në vazhdim të karrierës.
"KF Vllaznia njofton për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini. Klubi e falënderon trajnerin Martini për punën, angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës. I urojmë shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij. Faleminderit, Edi”, thuhet në komunikatën e klubit.
Pas pesë javëve të para të Abissnet Superiore, Vllaznia e ka nisur sezonin në vështirësi, duke u renditur në vendin e fundit. Shkodranët kanë grumbulluar vetëm 2 pikë, pas dy barazimeve dhe tre humbjeve. Në pesë ndeshjet e zhvilluara, Vllaznia ka shënuar 5 gola, ndërsa ka pësuar 10, duke regjistruar një diferencë negative.











Komente
Komento