Gjykata e Apelit në Beograd anulloi një vendim prej dy vitesh heqje lirie ndaj Ivan Bogdanov. Serbi është shumë i njohur, pasi drejton tifozët e ekipit të Cerzena Zvedës.

Huliagni u bë i njohur për trazirat që shkaktoi në stadiumin e Xhenoas duke djegur flamurin shqiptar dhe pezulluar ndeshjen midis Italisë dhe Serbisë për eleminatoret euro 2010. Gjykata italiane vendosi dënimin me tre vjet e tre muaj dhe iu hoq e drejta për të hyrë në Itali për dhjetë vjet.

Pas dënimit, Bogdanov u ekstradua në Serbi, ku dënimi ju rrit edhe me dy vjet për agresion në një ndeshje të kampionatit në 2006. Por për shkak të problemeve proceduriale në grumbullimin e provave, Gjykata e Beogradit anulloi vendimin e dy viteve heqje lirie.

(d.b/shqiptarja.com)