Ulet inflacioni, nga 8.3% në tetor në 7.9% në nëntor! Ushqimet, buka e qumështi peshën më të lartë! Vaji pëson 'goditjen' më të madhe në treg

Ulet inflacioni, nga 8.3% në tetor në 7.9% në nëntor! Ushqimet, buka e qumështi peshën më të lartë! Vaji pëson 'goditjen' më të madhe në treg

Foto ilustruese

Ulet inflacioni në nivelin 7.9%, pas disa muajsh kur rritja arriti në nivelin maksimal 8.3% gjatë muajit tetor. Instituti i Statistikave Kombëtare ka publikuar grafikun e ecurisë së inflacionit në vendin tonë. Sipas grafikut, në muajin nëntor inflacioni u rrit 7.9% krahasuar me një vit më parë.

Produktet ushqimore dhe pijet jo alkoolike mbajnë peshën më të madhe në nivelin e inflacionit me 14.7% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë brenda kësaj kategorie buka dhe drithërat kanë njohur një inflacion prej 15.8%, teksa qumështi, djathi e veza kanë 23.1%. Një inflacion të lartë ka dhe vaji dhe yndyrat me 24.1%.

Frutat kanë një peshë të vogël me vetëm 2.6%. Në pijet alkoolike, inflacioni llogaritet në vlerën 5.8%, Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë pësuan një inflacion 6.2%, një nivel të ngjashëm sa hotelet kafenetë e restorantet që kapën vlerën e 6.1%.

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë